×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dita e dytë e gjyqit të Trump, zgjidhen 7 anëtarët e jurisë që do shqyrtojnë 34 akuzat

    FrontOnline
    17 Prill 2024

    Ka vijuar dita e dytë e gjyqit ndaj ish-presidentit Donald Trump mbi çështjen e falsifikimit të bilanceve të biznesit të tij.

    Shtatë anëtarë të jurisë u vendosën të martën në panelin që do të vendosë fajësinë ose pafajësinë e ish-presidentit Donald Trump një proces që ka nxjerrë në pah se sa e vështirë – dhe shpesh e diskutueshme – do të jetë zgjedhja e një jurie të plotë thotë media amerikane CNN.

    Deri më tani, katër burra dhe tre gra janë përzgjedhur për të shërbyer në jurinë që do të shqyrtojë përfundimisht 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit kundër Trump.

    Vetë ish-presidenti, nuk mund t’i bënte ndjenjat e tij më të qarta. Përpara kamerave ai u shpreh se do donte të ishte kudo tjetër se në një sallë gjyqi në Nju Jork.
    Veshur me një kostum blu dhe me një kollare blu, ish-presidenti u duk shpesh i pakënaqur ose i mërzitur, ndërsa ulej në sallë për ditën e dytë të procedimit historik, gjyqi i parë kriminal ndaj një presidenti të SHBA-ve.

    “Ky gjyq nuk duhej të ndodhte kurrë,” u tha gazetarëve ish-presidenti jashtë sallës së gjyqit, ndërsa bëri akuza të rënda ndaj rivalit demokrat Joe Biden me të cilin do të përballet në zgjedhjet e nëntorit.

    Trump akuzohet për falsifikimin e të dhënave të biznesit në një skemë për të mbuluar raportet në prag të fitores së tij në zgjedhjet e vitit 2016 se ai kishte një lidhje jashtëmartesore me një yll të filmave për të rritur.

    Për Trump kjo është vetëm një përndjekje që i bëhet nga rivalët politikë. Tani, në prag të fushatës presidenciale 2024, “Unë duhet të jem tani në Pensilvani, në Florida, në shumë shtete të tjera, Karolina e Veriut, Xhorxhia, duke bërë fushatë”, tha ai./oranews

    EKSKULZIVE: Art Motion dhe Klan Kosova fitojnë të drejtën televizive të Superligës, Ligës së parë si dhe Kupës së Kosovës 
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier e ka përshkruar zgjerimin e Bashkimit Evropian me 10 shtete, 20 vjet më parë, si një moment lumturie...
    Bota/Rajoni30 Prill 2024
    Ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani, në takimin e ministrave të Çështjeve të Përgjithshme në Bruksel, ka thënë se ka ritheksuar...
    Bota/Rajoni29 Prill 2024
    Turqia u ka thënë aleatëve se do të mbështesë kandidaturën e kryeministrit holandez Mark Rutte për të qenë Sekretari i ardhshëm i...
    Të tjera
    Lajme30 Prill 2024
    Një burrë është arrestuar në Klinë pasi që kishte sulmuar zyrtarët policor. Si pasojë dy zyrtarët policor kanë pësuar lëndime dhe se...
    Sport30 Prill 2024
    Ronaldo Luis Nazario de Lima apo i njohur vetëm si Ronaldo ka shitur shumicën e aksioneve të tij në klubin brazilian Cruzeiro,...
    Vip30 Prill 2024
    Capital T është një nga artistët që komentohet shumë për jetën e tij private, edhe pse e mban tejet të mbyllur. Së...
    Lajme30 Prill 2024
    Gjykata Themelore në Ferizaj ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit Qëndrim Januzi, për akuzën se privoi nga jeta G.H, në maj...
    Lajme30 Prill 2024
    Komuna e Prishtinës ka marrë vendim që me 1 Maj të ndalohet qarkullimi i makinave, në rrugën që të shpie te parku...
    Lajme30 Prill 2024
    Bashkimi Evropian pret që takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit serb, të jetë rasti final...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.