×
  • Opinione
  • Opinione

    Disa propozime që do të duhej të përfshihen me rastin e hartimit të Kodit për Procedurën Civile

    Dr.sc. Rafet Haxhaj
    10 Korrik 2024

    VENDIMET GJYQËSORE TË JEPEN “NË EMËR TË REPUBLIKËS”

     

    Kodi për Procedurën Civile është në fazën e hartimit. Për shkak të rëndësisë që ka si për punë e gjykatave e po ashtu edhe të pjesëmarrësve të tjerë në procedurë, po japim disa propozime për të cilat mendojmë se do të duhej të merreshin parasysh në këtë fazë të hartimit, kurse për detajet e tjera do të përpiqemi që të japim mendimin tonë pasi të kemi mësuar përmbajtjen e draftit të parë të këtij kodi.

     

    Dr.sc. Rafet Haxhaj

     

    Kodi për Procedurën Civile cakton rregulla të detyrueshme, të njëjta e të barabarta, për gjykimin e mosmarrëveshjeve civile dhe të mosmarrëveshjeve të tjera të parashikuara në këtë Kod dhe në ligje të veçanta. Nëpërmjet këtyre rregullave gjykata e bën zbatimin e së drejtës materiale mbi situatën konkrete jetësore të rregulluar me anë të normës materialo-juridike, në rastin në të cilin ka lindur nevoja që gjykata të vihet në veprim, me qëllim të mbrojtjes apo realizimit të së drejtës subjektive civile.

    Kodi i Procedurës Civile në Kosovë është në fazën e hartimit. Se çfarë përmban ky kod, informacionet deri më tani janë fare të pakta. Meqë rëndësia e tij  është e pa kontestueshme si për punën e gjykatave e po ashtu edhe për pjesëmarrësit e tjerë në procedurat gjyqësore civile, e shohim të arsyeshme që ti japim disa propozime për të cilat mendojmë se do të duhej të merreshin parasysh dhe do të duhet të përfshihen me rastin e draftimit.

    Propozimet kanë të bëjnë me sa vijon:

     

    1. Vendimet gjyqësore duhet të jepen “NË EMËR TË REPUBLIKËS”.

    Në nenin 1 par 2 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës është përcaktuar që:

    “Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të vet. Republika e Kosovës ushtron autoritetin e saj bazuar në respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të vet dhe të gjithë individëve brenda kufijve të saj”.  Nga kjo mendojmë që, republika përfaqëson simbolin e drejtësisë për qytetarët dhe atyre u garanton një gjë të tillë.

     

    1. Të zgjatet afati i korrigjimit dhe plotësimit të parashtresave nga tri ditë sa është e përcaktuar me ligjin aktual (Neni 1), deri në 10 ose 15 ditë. Një afat i tillë, më i gjatë i përcaktuar me ligj, jo vetëm që do të ndikonte që pala në procedurë të ketë kohë të mjaftueshme për korrigjimin ose plotësimin e parashtresës, por parashtresa e tillë do të ishte e hartuar mirë dhe do të ishte më përmbajtësore. Kjo gjë do të ishte edhe në të mirën e vet procesit kontestimor sepse do të kontribuonte edhe në mbarëvajtjen e këtij procesi.

     

    1. Të zgjatet afati për ushtrimin e ankesës nga 15 në 30 ditë, ndërsa tek procedurat e veçanta kontestimore nga 7 në 15 ditë. Një afat i tillë, vlerësojmë se do të ishte i nevojshëm që pala në procedurë të ketë kohë të mjaftueshme për hartimin e ankesës dhe para gjykatave të parashtrohen ankesa të një cilësie sa më të lartë.

     

    1. Të rregullohet dhe normohet situata juridike e tërheqjes së padisë, kur çështja gjendet sipas ankesës në gjykatën e shkallës së dytë. Në praktikën gjyqësore, në jo pak raste paditësi e ka tërheqë padinë edhe në kohën kur veç çështja ka qenë sipas ankesës në gjykatën e shkallës së dytë. Këtë situatë juridike Ligji për Procedurën Kontestimore nuk e ka pasur të rregulluar.

     

    1. Të reduktohet procedura në rastet e caktimit të masave të sigurimit të kërkesëpadisë. Vlerësojmë se procedura, mënyra e caktimit dhe koha për të cilën duhet që masa të caktohet, të jetë sa më e shkurtër. Procedura e deritashme sipas të cilës kanë qenë të parapara dy lloje masash, qoftë masa e përkohshme qoftë masa e sigurimit, ka marrë shumë kohë për gjykatat duke përfshirë këtu edhe fazën e ankesës para gjykatës së shkallës së dytë. Vlerësojmë se lidhur me këto raste duhet që të ekzistojë vetëm një masë, dhe ajo të jetë masa e përkohshme, ndërsa mënyra e caktimit të saj të jetë përshtatshmerisht e njëjtë me mënyrën sikurse te procedura para Gjykatës Kushtetuese.

     

    1. Te vendimet gjyqësore, të hiqen aktgjykimet me emër. Në Ligjin për procedurën Kontestimore, përveç aktgjykimit të zakonshëm, kanë qenë të parapara edhe disa aktgjykime me emër si: aktgjykimi i pjesshëm, aktgjykimi në bazë të pohimit, aktgjykimi në bazë të heqjes dorë nga kërkesëpadia, aktgjykimi për shkak të padëgjueshmërisë (mos bindjes), aktgjykimi për shkak të  mungesës, aktgjykimi pa shqyrtim kryesor të çështjes etj. Vlerësojmë se emërtimet e tilla paraqesin diçka të tejkaluar. Vendimi gjyqësor – aktgjykimi, të emërtohet vetëm si Aktgjykim, ndërsa me ligj të parashihen vetëm situatat juridike kur mundet që të vendoset me aktgjykim.

     

     

    1. Te përsëritja e procedurës si mjet i jashtëzakonshëm i goditjes së vendimeve gjyqësore, të rregullohet me ligj, situata juridike kur përsëritja kërkohet lidhur me vendimin e nxjerrë nga ana e Gjykatës Supreme të Kosovës. Edhe këtë situatë juridike Ligji për Procedurën Kontestimore nuk e ka pasur të rregulluar.

     

    p.s. Rafet Haxhaj është gjyqtar në Gjykatën e Apelit. Vlerësimet dhe mendimet e dhëna në këtë shkrim janë vetëm të autorit dhe nuk shprehin domosdoshmërisht qëndrimin e gjykatës në të cilën ai punon.

     

    Nga Rubrika
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Opinione20 Nëntor 2024
    Shkruan: Bekim Çollaku Fitorja e presidentit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) ka ndezur një debat...
    Të tjera
    Lajme23 Nëntor 2024
    Kryetari i Forumit Rinor të LDK’së, Paris Guri ka reaguar pas raportimeve se Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë pezullimin e...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot u shpreh se anëtarësimi i Kosovës në NATO-s është dëshirë e hershme, pasi një herë...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe Forumi Intelektual E-30, Ramush Haradinaj, ka prezantuar kandidatët për deputetë nga Ferizaji....
    Sport23 Nëntor 2024
    Bayer Leverkusen me përmbysje e ka mposhtur Heidenheim, me rezultat 5-2, të shtunën në kuadër të javës së 11-të të Bundesligës gjermane....
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot ka thënë se vendi i tij mbështet heqjen e pjesshme të masave të BE-së ndaj...
    Lajme23 Nëntor 2024
    Ende pa u bërë një javë prej kur në media u raportua për grantin rreth 100 mijë euro që ministria e Bujqësisë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.