×
  • Opinione
  • Opinione

    Disa karakteristika të zgjedhjeve të 14 nëntorit

    FrontOnline
    15 Nëntor 2021

    Dje shumica e qytetarëve të Kosovës shprehën mosbesimin për një model qeverisje në pretendim që, nga Qendra të zhvendoset edhe poshtë në komuna. Me votën e tyre, të shpeshtën pavarësisht rreshtimeve partiake, ata ndërtuan barrierë që fryma populiste të mos shtrihet tutje në bazë. Koncepti populist ‘Qe 20 vite e keni shkatërru këtë vend’ morri flakaresh në mënyrën më bindëse – me vota.

    • Fituesja më e madhe edhe kësaj here ishte demokracia në Kosovë e ndërtuar me shumë mund, djersë e punë e mohuar neveritshëm për kohë të gjatë. Dëshmi e palëkundur për këtë është organizimi i zgjedhjeve për të satën herë me standarde më të larta demokratike. Krenar që për këtë arritje kapitale të vendit tonë, sidomos në decenjen e fundit, PDK është gjithsesi më meritorja, natyrishtë edhe me subjekte e shumë institucione tjera.
    • PDK është fituesja më e madhe në vend në këto zgjedhje me nëntë komuna, disa nga të cilat më të mëdhat e më të rëndësishmet në shumë aspekte në Kosovë. Jo vetëm për PDK-n kjo është nismë jetike dhe shumë inkurajuese për të vazhduar tutje proceset e filluara për ndryshim.
    • Në këto zgjedhje komunale, për PDK-n vendimi më i mençur dhe më pragmatik ka qenë decentralizimi i vendimarrjes për zgjedhjet komunale që ka faktorizuar degët e PDK-së në komuna dhe determinuar zgjedhjen e kandidatëve më të mirë për garë. Ky ka qenë vendimi më i rëndësishëm i qendrës, pra i Kryesisë së re të PDK-së dhe sidomos i Kryetarit Memli Krasniqi.
    • Përzgjedhja e kandidatëve të PDK-së është bërë në mënyrë shumë konstruktive. PDK as si qendër as si degë, asnjëherë nuk ka rënë nën trysnin e akuzave, shantazheve dhe degradimeve të VV dhe të tjerëve në adresë të saj dhe kandidatëve të saj për të bërë përzgjedhje ndryshe. Ajo këtë e ka bërë nën vlerësimin esull e real të performancës së secilit kandidat dhe respektin që këta kandidatë gëzonin nga qytetarët e komunave përkatëse. Po të ishte ndryshe rezultati nuk do të ishte ky që doli për PDK-n.
    • Drenasi ishte pjesa më e ndieshme dhe më kontraverse gjatë këtyre zgjedhjeve. Pos tjerash, problemi atje morri edhe dimension të ndërlikuar sepse Drenasi nuk është vec një komunë, por është edhe një pjesë kruciale e identitetit të PDK-së që u prek ndieshëm me mospajtime të trashëguara. Vendimi, parasegjithash shumë i guximshëm i Kryetarit të PDK-së z. Krasniqi për ta zgjedhur këtë problem ashtu sikundër e zgjodhi, e shtynë z. Krasniqi një hap të madh përpara, për të qenë jo veç Kryetar, por edhe lider i kësaj partie.
    • Totaj me fitoren në Prizren dëshmoj se alternativa e tij politike si PDK e ndërtuar në opozitë tash sa kohë është më e mirë, më pragmatike dhe më bindëse sesa mendësia qeverisëse e ofruar në praktikë tash sa vite e VV. Totaj i PDK-së në Prizren e demaskoj praktikën e ndërtuar me fjalë të mira e zbatuar me punë të këqija.
    • Më e keqja do të ishte që, vetkënaqja nga fitorja në PDK të determinoj amortizimin e nevojës së pashmangshme për vazhdimin e ndryshimeve. Më e keqja do të ishte gjithashtu që PDK tani, të mendoj deri në bindje se, ajo ka pësuar humbje dhe ka dal në opozitë, jo për shkak të gabimeve të saja të djeshme por për shkak të gënjeshtrave të tashsakohshme të VV -së dhe partive tjera kundër saj. Gjetja e balancit dhe e të vërtetës në këtë segment, është shtytja më pragmatike për të vazhduar ndryshimet.
    • Në rezultatin e përgjithshëm të zgjedhje, jo vetëm tërthorazi, kanë ndikuar edhe gjëra të tjera, që nuk kanë të bëjnë asgjë me natyrën e punëve në komuna, por që janë politika, qasje e praktika të qeverisjes aktuale në nivel qendror të vendit. Disa nga ato gjithsesi janë, menaxhimi i keq i pandemisë, rritja e çmimeve të artikujve bazik ushqimor, shumë miliona euro për të paguar rymën e serbëve në veri, arogancë anashkaluese e politikbërjes në raport me opozitën, dhe gjithsesi mosftesa në Samitin për Demokraci dhe mospajtimet me SHBA-t mbi gazin në Ballkan, etj etj.

     

    Nga Rubrika
    Opinione25 Nëntor 2024
    Shkruan: Ben Blushi 116 vjet më parë, në vitin 1908, aty nga ora 12 paradite, e datës 20 nëntor, që binte e...
    Opinione22 Nëntor 2024
    GJNP ka nxjerrë urdhër-arreste kundër kryeministrit të Izraelit Netanjahu dhe ish-ministrit të Mbrojtjes Gallant. Çfarë do të thotë kjo dhe çfarë pasojash...
    Opinione21 Nëntor 2024
    Nga Hisen Berisha: Kështu veprojnë tradhtarët e të shiturit tek armiqtë e vendit. Në një shtet të konsoliduar me sistem juridik të...
    Të tjera
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Ministrat e Jashtëm të Grupit të Shtatë shteteve më të industrializuara (G7) zhvillojnë takime dyditore afër Romës, së bashku me homologët e...
    Vip25 Nëntor 2024
    Lela është banorja e radhës që i ka rrëfyer hutit të ArtMotion sekretin e saj. Ajo i tha hutit që puthja me...
    Vip25 Nëntor 2024
    Pas rrëmujës që shkaktuan Xheneta, Lelas dhe Anisa, banorët e tjerë të Big Brother VIP Kosova u zgjuan në mëngjes përballë një...
    Vip25 Nëntor 2024
    Anisa i tha Sarës që banorët tentojnë të përdorin çdo situatë të mundshme. Ndaj sipas saj është më mirë që Sara të...
    Bota/Rajoni25 Nëntor 2024
    Një 42-vjeçar shqiptar, Nikolin Nika, ka mbetur i vrarë pasditen e së dielës në provincën Emilia-Romagna të Italisë. Ai u qëllua me...
    Lajme25 Nëntor 2024
    Fahrije Hoti nga Kooperativa Bujqësore “Krusha”, në një konferencë për media ka folur rreth deklarimeve të bëra nga ministri i Bujqësisë, Faton...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.