Nënoficerët e FSK-së, Behar Zeqiri dhe Labinot Gashi kanë përfunduar me sukses studimet themelore të aviacionit duke diplomuar me titullin “Inxhinierë të Fluturimit”.
Ministria e Mbrojtjes njofton se studimet kanë qenë të fokusuara në sistemet e helikopterit UH1-H dhe aeroplanit T182-T si dhe sisteme tjera bashkëkohore të aviacionit tokësor.
“Pas diplomimit të tre pilotëve, Njësisë ajrore të FSK-së i shtohen edhe këta kuadro specialistikë shumë të rëndësishëm në ngritjen e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të aviacionit të FSK-së. Akademia e Aviacionit Ushtarak është komponentë e Komandës së Trajnimit dhe Doktrinës së Forcave të Armatosura të Turqisë”, njofton Ministria e Mbrojtjes.