×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dinosha i drejtohet Abazoviqit: Ka ardhur koha të shpëtosh Malin e Zi

    FrontOnline
    03 Shtator 2020

    Ambasadori i Malit të Zi në Kosovë, Ferhad Dinosha i është drejtuar me një letër publike liderit të koalicionit “E zeza në të bardhë”, Dritan Abazoviq.

    Dinosha, sipas sajtit zyrtar të Radio Televizionit të Malit të Zi, i ka shkruar Abazoviqit se ka ardhur koha që ai të shpëtojë Malin e Zi.

    “Po të drejtohem në emër personal. Si shok i babait tënd të ndjerë dhe si shqiptar që para teje ishte në skenën politike malazeze. Po të drejtohem pasi të ka ardhur koha që të shpëtosh Malin e Zi. Pas zgjedhjeve të së dielës, URA jote determinon përbërjen e ardhshme të Qeverisë së Malit të Zi, por edhe mbrojtjen ose shtypjen e Malit të Zi të pavarur”, thuhet në letrën e Dinoshës.

    “Të drejtohem pasi kam dëgjuar që ke synuar që Qeverinë e re ta krijosh me ata që nuk janë të lumtur që është krijuar Mali i Zi i pavarur, ata që nuk e njohin dhe që e shohin vetëm si Spartën serbe. Unë e di që e do Malin e Zi. Ndoshta edhe më shumë se unë, pasi unë, pasi unë e dua Shqipërinë më shumë se ti. E di që të dy ishim të lumtur kur u publikua rezultati i referendumit të 21 majit 2006. Unë sot jam krenar që si një prej liderëve shqiptarë kam ndikuar në atë rezultat. Ti mund të jesh nesër krenar që si ‘politikan qytetar’ ke ndikuar në mënyrë të vendosur që ai rezultat të mbetet në fuqi. Por i dashur Dritan ti mund të bësh këtë vetëm nëse heq dorë prej synimit tënd. Dhe marrëveshje të bësh me kundërshtarin më të madh politik”, ka shkruar tutje Dinosha.

    Dinosha ka thënë se edhe ai në kohën e tij ka vepruar njëjtë dhe nuk është pishman. Ka shkruar që Milo Gjukanoviq në vitet nëntëdhjeta ishte kundërshtari më i madh politik i tij. Por Gjukanoviq ishte edhe partneri më i madh politik, pasi pa të nuk do të mund të kthehej pavarësia e Malit të Zi, ka shkruar Dinosha.

    Dinosha ka treguar se ka përkrahur Gjukanoviqin. Abazoviqit i ka kërkuar që mos të bëhet me ata që nuk e pranojnë shtetin e Malit të Zi, pasi këtë nuk do t’ia falnin malazezët, shqiptarët, por edhe shumë serb, boshnjakë e të tjerë e po ashtu NATO e Bashkimi Evropian.

    “Unë nuk kam dashur famën që do të rrezikonte pavarësinë e Malit të Zi. Me këtë edhe Kosovën e pavarur”, thuhet ndër të tjera në letrën e Ferhat Dinoshës për politikanin aktualisht kryesor në Mal të Zi.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas, i cili u transportua nga vendi ynë drejt Greqisë pasditen e së premtes, ndodhet i shtruar në spitalin...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie krijuan kushte të rrezikshme për udhëtimin në disa pjesë qendrore të Shteteve të...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Ky vit i ri elektoral, shumicën e deputetëve të PS-së i ka gjetur të pasigurt për fatin e tyre politik, në lidhje...
    Të tjera
    Vip05 Janar 2025
    Xuxi dhe Sara janë përplasur mes vete. Sara e akuzoi Xuxin se është manipulues dhe ndërron fjalët Ndaj kësaj Xuxi i reagoi...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Ky vit i ri elektoral, shumicën e deputetëve të PS-së i ka gjetur të pasigurt për fatin e tyre politik, në lidhje...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Më shumë se 2 mijë fluturime janë vonuar dhe 1 mijë e 500 janë anuluar brenda dhe jashtë ShBA-së gjatë ditë së...
    Lajme05 Janar 2025
    Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se këtë të diel kanë nisur takimet në fshatin Turjakë të...
    Lajme05 Janar 2025
    Janë zvogëluar pritjet e mërgimtarëve nëpër pikat kufitare për të dalë nga Kosova. Prej tri orë sa ishin pritjet në Merdarë më...
    Bota/Rajoni05 Janar 2025
    Qarku i Vlorës, Durrësit, Beratit dhe Fierit janë aktualisht pa energji elektrike. Dritë në këto zona bëjnë vetëm dritat e makinave dhe...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.