×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dileri i drogës dënohet me vdekje përmes platformës Zoom në Singapor

    FrontOnline
    20 Maj 2020

    Një gjykatë në Singapor i ka kumtuar verdiktin – dënimin me vdekje një burri nën akuzën për shitje të drogës, e ky tashmë është rasti i dytë ku verdikti është kumtuar nga “distanca”, më saktësisht përmes platformës Zoom që është bërë e famshme gjatë pandemisë së coronavirusit, shkruan Sky News.

    Nga dokumentet e gjykatës shihet se Punitan Genasan, 37-vjeç nga Malajzia, gjatë javës së kaluar është shpallur fajtor dhe është dënuar me vdekje ,pasi që në vitin 2011 ishte marrë me shitje të heroinës, transmeton Telegrafi.

    Seanca gjyqësore dhe verdikti është kumtuar derisa në Singapor janë në fuqi masat strikte të kufizimit, që janë vënë për ta luftuar përhapjen e coronavirusit.

    “Për shkak të sigurisë së pjesëmarrësve, procesi gjyqësor është mbajtur përmes një video-konference”, ka njoftuar një zyrtar i lartë i gjykatës së themelore në Singapor.

    “Ky është rasti i parë ku dënimi me vdekje kumtohet online”, ka shtuar ky zyrtar i drejtësisë së Singaporit.

    Organizatat që merren me mbrojtjen e të drejtave të njeriut, kanë kritikuar mënyrën se si është kumtuar dënimi me video, përfshirë edhe një rast tjetër në Nigeri, ku në të njëjtën mënyrë i është kumtuar dënimi me vdekje.

    Nga Rubrika
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Lajme04 Mars 2026
    Reperi ‘Mossi’ bashkë me dy të tjerë, janë arrestuar nga Policia e Kosovës. Arrestimi ka ndodhur pas sulmit fizik ndaj gazetarit Burim...
    Vip04 Mars 2026
    Në një postim të ri në rrjete sociale, ish-banori i “Big Brother VIP Kosova 4”, Labinot Rexha, duket se nuk do të...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.