Të martën një person ka raportuar që i është djegur villa e tij në Podujevë.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se në rrethana të panjohura është përfshirë nga zjarri villa (pushimorja) e tij e cila ishte e pabanuar”.
“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante si dhe eksperti i zjarreve”.
“Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për të lënduar. Rasti nën hetime”.