Një person shtetas i Shqipërisë ka njoftuar Policinë se i është djegur vetura e tij në podrumin e banesës në Prishtinë.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë, shkaqet që e kanë shkaktuar zjarrin nuk dihen.
Ndërsa, rasti është duke u hetuar.
Njoftimi i plotë:
ZJARRVËNIE
Prishtinë 11.05.2023 – 03:20. Ankuesi shtetas i Shqipërisë ka njoftuar se në podrumin e një banese është djegur vetura e tij. Shkaqet që e kanë shkaktuar zjarrin nuk dihen. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori, rasti nën hetime.