×
  • Lajme
  • Lajme

    Diaspora me numër rekord të aplikuesve në zgjedhjet e 14 shkurtit

    FrontOnline
    03 Shkurt 2021

    Në zgjedhjet e sivjetme ka rekord votuesish jashtë vendit.

    Janë 102,100 qytetarë që janë regjistruar dhe verifikuar në KQZ për të votuar nga jashtë për dallim nga zgjedhjet e vitit 2019 ku ishin 35,087 të regjistruar, por që në Kosovë brenda afatit arritën 20,200 vota.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, për Klan Kosova ka treguar numrin e aplikacioneve dhe se si ka vajtur ky proces.

    “Në këtë proces zgjedhor kemi një numër rekord të qytetarëve që janë regjistruar suksesshëm nga jashtë për të votuar, për dallim nga herët e kaluara. Numri i atyre që kanë arritur të regjistrohen si votues jashtë vendit është 102,100 dhe të cilët kanë plotësuar kriteret e zotësisë juridike”.

    Në total numri i aplikacioneve nga jashtë vendit ka qenë 130, 168, por vetëm 102,100 i kanë plotësuar kriteret ligjore, sipas Elezit.

    “Pra janë refuzuar diku 28,068 aplikacione për arsye që mund të ndahen në dy grupe: 15,933 janë refuzuar për shkak se kanë dërguar vetëm formularin e aplikimit për regjistrim, ndërsa 11, 164 aplikues janë refuzuar për shkak se nuk e kanë dëshmuar identitetin ose zotësisë juridike”.

    “Në zgjedhjet e vitit 2019 kanë aplikuar 40, 313 persona dhe pas verifikimit janë aprovuar 35,087, ndërsa 20,200 persona kanë dërguar pakon me postë. Në këto zgjedhje të shohim se sa do të jetë numri i atyre që do të dërgojnë pakon e tyre me fletëvotime përmes postës”.

    Votimi për qytetarët jashtë vendit ka filluar më 2 shkurt dhe do të përfundojë më 12 shkurt, sipas ligjit në fuqi.

    Ligji obligon që fletëvotimet të pranohen nga KQZ-ja 24 orë para ditës së zgjedhjeve.

    Për ankesat e shumta që erdhën nga mërgimtarët se iu mohua e drejta e votës për shkak se KQZ nuk i thirri në telefon për t’i verifikuar, Elezi ka thënë se të gjithë ata që s’janë përgjigjur në telefon apo që nuk kanë arritur t’i telefonojnë janë regjistruar me qëllimin që të mos u mohohet e drejta për të votuar.

     

    Përmes investimeve, KEDS iu ofron rreth 10 mijë banorëve të Vitisë stabilitet energjetik
    Nga Rubrika
    Lajme26 Prill 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për të Pagjeturit. E para e shtetit, nderimet tek memoriali...
    Lajme26 Prill 2024
    Hoxha i njohur Ahmed Kalaj e ka mallkuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin pas deklaratës së tij se do të merret personalisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Të tjera
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformën X ku shihet duke i  shtrënguar duart me ish-kreun e OSBE-së...
    Lajme26 Prill 2024
    Që të bëhen votat për votimin e Kodit Civil duhet edhe pak kohë. Kështu shprehet Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Ukrainës raketa “Patriot” shtesë për sistemet e saj të mbrojtjes ajrore, si pjesë e një pakete...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Përdorimi i rrjeteve kompjuterike nga një masë e madhe, në Shqipëri ka bërë që të rriten edhe rastet kur po abuzohet me...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Videoja e një vajze të vogël që imiton ulërimën e luanit është bërë virale në rrjete sociale. Riley Kay Scott ka impresionuar...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjatë vizitës në Gjermani. Ai ka paralajmëruar se do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.