Në anën tjetër, qytetarët janë përballur me probleme edhe nga punëdhënësit, pasi që shumë prej tyre kanë mbetur të pa punë gjatë pandemisë.
Por, si duket ekonomitë familjare në Kosovë i kanë ndihmuar edhe dërgesat e parave nga bashkë-atdhetarët që gjenden jashtë vendit.
Zëdhënësi i Bankës Qëndrore të Kosovës, Kushtrim Ahmeti, ka bërë të ditur vlerën e remitencave të dërguara në Kosovës gjatë vitit të parë të pandemisë.
“Vlera e përgjithshme e remitencave të dërguara në Kosovë gjatë periudhës mars 2020 – mars 2021 ishte 1 miliard e 97 mijë euro”, ka bërë të ditur Ahmeti.
Ai për lajmi.net ka thënë se shumica e remitencave janë dërguar nga shtetet gjermano-folëse.
“Më së shumti dërgesa ka pasur nga Gjermania, Zvicra, Austria, të cilat janë përcjell nga Shtetet e Bashkuara e Amerikës dhe Franca”, ka thënë Ahmeti.
Kujtojmë se edhe Qeveria e kaluar e Kosovës por edhe ajo aktuale, janë munduar të ndihmojnë bizneset dhe qytetarët përmes Pakove Emergjente dhe atyre të Rimëkëmbjes Ekonomike.
Deri më tani është raportuar se sektori më i dëmtuar nga pandemia ka qenë sektori privat, ndërsa së fundmi Qeveria ka marrë vendim për lehtësimin e masave anti-COVID19, në mënyrë që të hapen aktivitetet e gastronomisë dhe të largohet ora policore./FrontOnline