×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    “Dhurata” e Macron për Kievin, mbërrijnë bom’barduesit e frikshëm “Mirazh 2000”

    FrontOnline
    05 Janar 2025

    Franca do të pajisë ushtrinë e Ukrainës me bombarduesit e frikshëm “Mirazh 2000”. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet ushtarake të Kieivit. Mirazhi i parë francez 2000 do të hyjë në shërbim me Forcat Ajrore të Ukrainës deri më 20 janar. Në fillim do të jenë tre bombardues, të cilët më pas do të pasohen nga shtatë të tjerë.

    Avioni, i gjithë versioni 5F, është përditësuar për të mundësuar lëshimin e raketave Storm Shadow/Scalp, arma në dispozicion të Kievit e cila mund të godasë në distanca më të mëdha me fuqi më të madhe shkatërruese thellë në territorin rus. Mirazh 2000 do të zëvendësojnë Sukhoi Su 24-at e vjetra të përdorura nga pilotët e Zelensky. Avionët francezë janë të pajisur me radarë modernë dhe mund të mbajnë tonelata me bomba.

    Sakaq mësohet se forcat ukrainase kanë nisur një sulm të ri të madh në rajonin perëndimor të Kurskut të Rusisë, bën me dije Agjencia e Lajmeve Reuters. Trupat ukrainase kaluan kufirin në një inkursion të befasishëm më 6 gusht dhe për pesë muajt e fundit i kanë rezistuar përpjekjeve ruse për t’i dëbuar. Raportet nga blogerët rusë, të cilët mbështesin luftën e Moskës në Ukrainë, por shpesh kanë raportuar në mënyrë kritike për dështimet dhe pengesat, treguan se sulmi i fundit ukrainas i kishte vënë forcat ruse në mbrojtje.

    Përveç armatimeve, Ukraina kërkon që Perëndimi të forcojë sanksionet kundër Moskës. Mbrëmë “Ukraina u sulmua nga 103 Shahed (dronë, red.), me 8755 komponentë të prodhimit të huaj. Në total, këtë javë Rusia përdori më shumë se 630 dronë sulmues, rreth 740 bomba ajrore të drejtuara dhe pothuajse 50 raketa të llojeve të ndryshme, ose më shumë se 50,000 komponentë të sanksionuar nga e gjithë bota”, shkroi Presidenti ukrainas Volodymyr në Telegram Zelensky, duke theksuar se “presioni i sanksioneve mbi furnizimin e komponentëve të huaj nuk është i mjaftueshëm”, raporton A2 CNN.

    Suksesi i papritur i Ukrainës në kafshimin e një pjese të territorit rus dhe mbajtjen e tij që nga gushti i kaluar mund t’i sigurojë asaj një mjet të rëndësishëm negocimi ndërsa të dyja palët përgatiten për bisedimet e mundshme të paqes këtë vit. Të dielën, mbrojtja ajrore e Ukrainës rrëzoi 61 nga 103 dronët e nisur nga Rusia në një sulm gjatë natës, tha forcat ajrore. Rusia tha se kishte shkatërruar pesë dronë ukrainas mbi territorin rus.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Pas dorëheqjes së kryeministrit të Kanadasë, dy gra janë në pozicionin e parë për të zënë vendin e tij: Joly, Ministre e...
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Në Shqipëri, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ishte sot në Prokurorinë e Posaçme, në zbatim të masës së sigurisë së vendosur...
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Një situatë emergjente mjekësore ka ndodhur ditën e sotme në tragetin “Af Marina,” i cili ishte nisur nga Porti i Durrësit në...
    Të tjera
    Vip06 Janar 2025
    Xuxi ka shprehur mllef ndaj disa prej banoreve për siç tha pretendojnë finalen pa bërë asgjë. Specifikisht ai përmendi Sarën duke thënë...
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i ka kërkuar një gjykatësi në Nju Jork të hënën që ta shtyjë...
    Bota/Rajoni06 Janar 2025
    Një valë dëbore, akulli, erërash dhe temperaturat në rënie krijuan kushte të rrezikshme udhëtimi në shtetet qendrore dhe jugore amerikane deri në...
    Kronika06 Janar 2025
    Sot policia e stacionit në Shtime ka pranuar një informatë se në fshatin Petrovë të kësaj komune një person gjatë një ahengu...
    Sport06 Janar 2025
    Saga e transferimit të Joshua Zirkzee mund të zgjidhet, sipas raportimeve, në ditët e ardhshme, pasi sulmuesi i Manchester United është i...
    Vip06 Janar 2025
    Emocione në kulm dhe një seri ngjarjesh të pabesushme ju presin sonte në Prime 24. Pas shumë javësh tensioni dhe atmosferë e...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.