Një grua në Prishtinë ka raportuar policinë se i dashuri i saj e ka dhunuar.
Sipas policisë, i dyshuari është arratisur, ndërsa rasti po hetohet.
“Prishtinë 14.06.2023 – 05:10. Viktima femër kosovare ka raportuar se, i dyshuari mashkull kosovar me të cilin ishte në lidhje dashurie ka kryer veprën e cekur ndaj saj, kundër vullnetit të saj. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke u hetuar rastin. I dyshuari është arratisur nga vendi i ngjarjes, ndërsa lidhur me rastin është informuar edhe prokurori. Rasti duke u hetuar”, thuhet në njoftimin e policisë.