Policia përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se një vajzë e mitur është dhunuar në Prishtinë.
Sipas policisë rasti ka ndodhur me datën 8 qershor, kurse viktima rastin e ka raportuar në Polici dje.
“Viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se me datën e lartë cekur ishte abuzuar seksualisht nga një i dyshuar mashkull i panjohur. Rasti nen hetime”, njofton Policia.