Një rast i dhunës në familje është raportuar të ketë ndodhur dje në Prizren.
E arrestuar në këtë rast ka përfunduar një femër.
Ajo dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj një mashkulli.
Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje.