Një person është arrestuar në Skenderaj pasi dyshohet se e ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase kanadeze.
Viktima ka marrë tretman mjekësor dhe i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“DHUNË NË FAMILJE /LËNDIM I LEHTË TRUPOR – Skenderaj 29.06.2024 – 15:08. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij shtetase kanadeze. Viktimës pas trajtimit mjekësor i është lëshuar urdhër mbrojtës, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”