×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dhjetë vendet me rritjen më të shpejtë të numrit të milionerëve

    FrontOnline
    28 Shtator 2024

    Popullsia e disa vendeve po bën përparim të konsiderueshëm për sa i përket pasurisë për të rritur.

    Raporti i Pasurisë Botërore 2024 i publikuar nga Instituti i Kërkimeve Capgemini, ka evidentuar se numri i individëve me vlerë të lartë neto (HNWI) dhe pasuria e tyre është rritur ndjeshëm në vitin 2023, pas një rikthimi në perspektivën ekonomike globale, transmeton albinfo.ch.

    Tajvani kryesoi renditjen e rritjes së milionerëve me një rritje të parashikuar prej 47 për qind të popullsisë së milionerëve të vendit deri në vitin 2028. Raporti parashikon një kërcim të madh në popullsinë e tij milionerësh nga 788,799 në mbi një milion.

    Turqia vjen në vendin e dytë me një rritje të parashikuar prej 43 për qind të popullsisë së saj milionere deri në vitin 2028. I vetmi vend afrikan në renditje, Afrika e Jugut vjen në vendin e 17-të. Raporti parashikoi një rritje prej 20 për qind të popullsisë së saj milionere nga 90,595 në 2023, në 108,557 në 2028.

    Edhe pse Afrika krenohet me disa nga individët më të pasur në botë, ata kanë humbur nga migrimi i cili aktualisht po gërryen pasurinë e kontinentit. Andrew Amoils, Shefi i Kërkimeve në New World Wealth vëren se rreth 18,700 individë me vlerë të lartë neto janë larguar nga Afrika gjatë dekadës së fundit (2013-2023).

     

     

    Sipas raportit, pasuria globale HNWI u rrit me 4.7 për qind në 2023 duke arritur në 86.8 trilion dollarë, ndërsa popullsia HNWI u rrit me 5.1 për qind në 22.8 milionë globalisht dhe vazhdon të tregojë një potencial të lartë rritjeje pavarësisht paparashikueshmërisë së tregut.

    Tutje, raporti ka bërë të ditur se numri i milionerëve në dollarë amerikanë në nivel global është rreth 58 milionë. Kjo përbën 1.5 për qind të popullsisë së rritur globale.

     

    Raporti i pasurisë së UBS tregoi gjithashtu se Shtetet e Bashkuara vijnë në krye me popullsinë më të madhe të milionerëve me rreth 21.95 milionë individë që kanë pasuri në shtatë shifra ose më shumë.

    Kina vjen në vendin e dytë me rreth 6.01 milionë milionerë, e ndjekur nga Mbretëria e Bashkuar (3.06 milionë), Franca (2.87 milionë) dhe Japonia (2.83 milionë).

    Globalisht, popullsia e milionerëve pritet të vazhdojë të rritet me një ritëm interesant në pesë vitet e ardhshme, ndërsa kombet vazhdojnë të promovojnë politika të favorshme për të rritur migrimin e milionerëve dhe për të tërhequr më shumë investitorë.

     

    Loja e madhe ka filluar nga 31 Janar dhe vazhdon deri me 2 Shkurt në Petrol Company
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Disa orë pas vdekjes së liderit të Hezbollahut, një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se Izraeli nuk do të përjashtojë mundësinë që...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Ish-presidenti Donald Trump fajësonte mbrëmë zv. presidenten Kamala Harris për numrin shokues të emigrantëve që kanë hyrë dhe vijojnë hyjnë në SHBA,...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Sekretari i përgjithshëm i OKB-së Antonio Guterres, ka thënë se është “shumë i shqetësuar” nga ngjarjet në Bejrut. Në një postim në...
    Të tjera
    Lajme28 Shtator 2024
    Gjatë dekadës para çlirimit ndër figurat më të rëndësishme në politikën e Kosovës padyshim që ishin Ibrahim Rugova e Adem Demaçi, të...
    Lajme28 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti I ka vizituar sot në New York varret e vëllezërve Mehmet e Ylli Bytyqit që u vranë pas luftës...
    Lajme28 Shtator 2024
    Nënkryetari i LDK’së, Lutfi Haziri thotë se dikur VV’ja thoshte se veç me ta do të vij ‘Era shtet’, por që sipas...
    Bota/Rajoni28 Shtator 2024
    Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov paralajmëroi vendet evropiane që të mos kërkojnë konfrontim me Moskën, duke thënë se kjo do të...
    Sport28 Shtator 2024
    Trepça shënoi fitoren e dytë me radhë në elitën e basketbollit kosovar ndaj Vëllaznimit me rezultat 87-65. Mitrovicasit e fituan çerekun e...
    Lajme28 Shtator 2024
    Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica Xhelili ka thënë sot se kjo parti do ta luftojë korrupsionin duke filluar nga partia në pushtet,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.