Korporata Financiare Zhvillimore Ndërkombëtare (DFC) amerikane ka publikuar njoftimin e saj pas vizitës që ka bërë në pesë shtete, përfshirë Kosovën dhe Serbinë, gjatë ditëve të fundit.
Delegacioni qeveritar amerikan, i udhëhequr nga Adam Boehler, vizitoi Greqinë, Kosovën, Sebinë, Izraelin dhe Marokon javën e kaluar “për të avancuar marrëveshjet e fundit ekonomike dhe investimet në sektorin privat për të ndihmuar zhvillimin global dhe politikën e jashtme amerikane”.
Në njoftim përmendet se Boehler ishte shoqëruar nga ambasadori Richard Grenell dhe të tjerë zyrtarë të lartë qeveritarë.
“Delegacioni vizitoi Kosovën dhe Serbinë për të ndërtuar “Marrëveshjet e 4 shtatorit në Washington” që etablojnë normalizimin ekonomike mes dy shteteve, një gurthemel i madh që do të rris zhvillimin ekonomik në rajon. Në Kosovë, DFC-ja nënshkroi një deklaratë të përbashkët me qeverinë dhe do të punojë të rris investimet në sektorin privat në Kosovën për të përforcuar infrastrukturën ajrore, hekurudhore dhe rrugore; teknologjinë dhe turizmin, mes të tjera industrish.” – shkruhet në fragmentin për vendin tonë.