×
  • Lajme
  • Lajme

    Detaje rreth aksionit të Karaçevës, policët në suspendim deri në përfundimin e hetimeve

    FrontOnline
    22 Shtator 2020

    Policia e Kosovës, së bashku me Prokurorinë Themelore në Gjilan, Doganën e Kosovës, Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, të premten kanë realizuar një aksion  në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës, raporton Front Online.

    Në këtë aksion u arrestuan 30 persona, në mesin e tyre edhe zyrtarë të Policisë së Kosovës, nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Kontrabandimi me mallra’’ dhe  ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

    Lidhur me arrestimin e zyrtarëve policorë të arrestuar në aksionin e Karaçevës, Inspektorati Policor ka marrë vendim që ata të suspendohen deri në përfundimin e hetimeve.

    “Duke ju referuar kërkesës suaj ju konfirmojmë se Inspektorati Policor i Kosovës në përputhje me mandatin ligjor ka rekomanduar suspendimin deri në përfundimin e hetimeve  për 12 zyrtarët policorë të arrestuar më datë 18 dhe 19 shtator 2020”, thuhet në përgjigjen e Inspektoratit Policor.

    Nga Prokuroria kanë bërë të ditur për Front Online, se të arrestuarit gjatë aksionit në Karaçevë mund të kenë edhe dosje  tjera me vepra penale të kontrabandimit të mallrave, gjë për të cilat do të verifikohet ditëve në vijim.

    “Disa nga të arrestuarit mund të kenë dosje për vepra penale të kontrabandimit të mallrave nga neni 311 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, mirëpo për këtë duhet një verifikim më i thellë për secilin person. Në ditët në vazhdim mund të njoftojmë më hollësisht për kryerësit e veprave dhe numrin e veprave të kryera”, bëjnë të ditur nga Prokuroria.

    30 të arrestuarve nga ky aksion, Gjyqtari i procedurës paraprake, Ramiz Azizi, iu ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditë..

    Ndërsa për komunën e Kamenicës, aksioni i së premtes ishte një ndër aksionet më të mëdha.

    Në një përgjigje me shkrim nga kjo komunë për Front Online, kanë thënë se intervenimi i institucioneve shtetërore në aksionin e Karaçevës dëshmon se Policia e Kosovës ka qasje edhe në atë pjesë.

    “Ky aksion është një nga veprimet më të mëdha Për ne ishte tejet i rëndësishëm intervenimi i Prokurorisë, Inspektoratit Policor dhe Policisë së Kosovës, sepse në këtë pjesë të komunës sonë ishte krijuar një përshtypje që institucionet shtetërore nuk mund të kenë qasje për shkak të një marrëveshjeje tekniko-ushtarake mes KFOR-it dhe Forcave të Armatosura Serbe. Por tashmë u dëshmua e kundërta sepse Policia e Kosovës ka qasje në këtë pjesë dhe qytetarët do të ndihen më të mbrojtur nga institucionet e sigurisë së Kosovës”, thuhet në përgjigjen me shkrim të kësaj komune.

    Nga kjo komunë kanë thënë se disa herë kanë bërë kërkesë të organet e drejtësisë për t’i rrënuar objektet pa leje në të cilat është ushtruar veprimtari e kundërligjshme, por nuk i kanë rrënuar pasi që janë njoftuar se janë duke u bërë hetime.

    “Siç e dini në atë zonë ka pasur ndërtime ilegale ku edhe janë zhvilluar veprimtari të tilla dhe e gjithë kjo hyn në kompetencat e komunës. Ne kemi bërë asistimin tonë duke rrënuar objektet që ishin të destinuara për kazino. Si komunë edhe më herët kemi paraqitur kërkesë tek organet kompetente për të vepruar në bazë të asaj se çka është në mandatin tonë, pra rrënimin e tyre, por më pas na është sqaruar se është duke u bërë një hetim më i madh lidhur me ushtrimin e veprimtarive ilegale”, thuhet më tej në përgjigjen e komunës së Kamenicës./Front Online/

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

     

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    KESCO, në cilësinë e Furnizuesit të Shërbimit Universal, njofton se në përputhje me Ligjin për Energjinë Elektrike dhe me kërkesë të Zyrës...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputetja e LDK-së, Janina Ymeri ka dërguar pyetje në KEK në lidhje me thëngjillin përgjatë vitit 2025 dhe 2026. Këto pyetje ajo...
    Lajme04 Mars 2026
    Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se nga java e ardhshme do të nisë procesi i nënshkrimit të kontratave për shërbime,...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Katari është vënë në shënjestër të dy raketave balistike iraniane, thotë ministria e tij e mbrojtjes. Njëra prej këtyre raketave u kap...
    Sport04 Mars 2026
    Ndeshja midis kampionëve të Evropës, Spanjës dhe mbajtësve të Kupës së Amerikës, Argjentinës, ishte planifikuar të luhej më 27 mars në stadiumin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.