
Një person ka mbetur i vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur dje në magjistralen Prishtinë-Pejë.
Në aksident ishin të përfshirë dy automjete, njëri drejtohej nga ngasësi mashkull dhe tjetri nga një femër.
Trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Instituti i Mjekësisë Ligjore për Obduksion, njofton raporti 24 orësh i policisë.
E dyshuara është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.