×
  • Opinione
  • Opinione

    Destabiliteti i rrezikshëm i vendeve kufitare të Evropës

    FrontOnline
    06 Dhjetor 2021

    Gjatë 2 dekadave të funditkufijtë lindorë të Bashkimit Evropian, janë përfshirë shumë herë nga tensionet. Por ato të 2 javëve të fundit janë të paprecedenta. Për herë të parë, në përplasje janë përfshirë njëkohësisht 3 shtete sllave lindore Bjellorusia, Rusia dhe Ukraina.

    Dhe moria e çështjeve që janë në lojë  fuqia ushtarake, tregtia energjitike dhe flukset e emigrantëve  është më e gjerë se kurrë më parë. Rajoni është bërë shumë kompleks, i paparashikueshëm dhe gjithnjë e më i rrezikshëm. Kjo nxitet nga2 faktorë kryesorë.

    Së pari, me gjithë shtypjen e demonstratave mbarëkombëtare të vitit të kaluar, AlexanderLukashenko e di shumë mirë se Bjellorusia nuk është e qëndrueshme. I indinjuar dhe i kërcënuar nga sanksionet e Perëndimit, si dhe nga refuzimi për ta njohur atë si president, ai po synon që ta frikësojë Perëndimin, në vend se të rivendosë marrëdhëniet me të, siç ka ndodhur pas përplasjeve të mëparshme.

    Kriza artificiale e emigrantëve, dhe kërcënimet boshe për të reduktuar furnizimet me gaz përmes linjave transit që kalojnë nëpër Bjellorusinxjerrin në pah dëshpërimin e madh të një despoti që ndodhet në pozita të pasigurtatë cilin përveç popullit të tij po e braktis edhe arsyeja. Regjimi i Bjellorusisë, prej kohësh një diktaturë, po bëhet një shtet akoma më i parëndësishëm.

    Burimi i dytë i destabilitetit është pakënaqësia në rritje e Rusisë me status quo-në në Ukrainë. Moska nuk dëshiron  të ngrijë konfliktin që ka nxitur në lindje të fqinjit të saj, por të imponojë ndryshime të mëtejshme.

    Por ndërsa Rusia mbetet publikisht e përkushtuar ndaj Marrëveshjeve të Minskut  të cilat sipas interpretimit të saj do ta federalizonin Ukrainën, dhe do ta shtonin ndikimin rus atje –ajo nuk ka asnjë mënyrë paqësore për ta arritur këtë.

    Vendimi i jashtëzakonshëm i Rusisë, në kundërshtim me rregullat protokollare, për të bërëpublike korrespondencën e fundit me Francën dhe Gjermaninë, sugjeron se ajo po humbet interesin mbi diplomacinë. As grumbullimi i madh i trupave të saj ushtarake në kufirin meUkrainë, nuk do të ndryshojë në vetvete qasjen e Berlinit, Parisit apo Uashingtonitdhe aq më pak Kievit.

    Prandaj, opsioni i vetëm i Rusisë është një përshkallëzim i ri ushtarak. Kjo do të shkaktonte viktima të konsiderueshme dhe sanksione të rënda ekonomike dhe financiare. Megjithatë, udhëheqësit perëndimorë nuk mund të supozojnë se Putin i peshon rreziqet në të njëjtën mënyrë siç mund të bëjnë ata për vendin e tyre.

    Eseja e tij e fundit me titull “Mbi unitetin historik të rusëve dhe ukrainasve”, ​​tregon se ambiciet e tij shtrihen shumë përtej çështjeve të trajtuara në Marrëveshjen e Minskut.

    Lufta e Lukashenkos për mbijetesë, dhe planet e Putinit për Ukrainën, janë jo vetëm destabilizuese, por edhe të ndërlidhura midis tyre.

    Pavarësisht marrëdhënies së tyre të vështirë, Putini ka një interes të fortë për ta mbështetur Lukashenkon. Kjo pasi një Bjellorusi e lirë nga ndikimi rus, do të kërkonte jo vetëm marrëdhënie më të mira me Bashkimin Evropian dhe Ukrainën, por do të paraqiste për Rusinë një kërcënim të ngjashëm të një shembulli demokratik, siç bënë revolucionet e Ukrainës në vitet 2004 dhe 2014.

    Stërvitjet e përbashkëta të parashutistëve pranë kufirit polak, mbështetja simbolike e Rusisë nëpërmjet fluturimeve  avionëve të saj bombardues bërthamorë, dhe precedenti i krizës së sajuar të emigrantëve të Rusisë kundër Norvegjisë dhe Finlandës në vitet 2015-2016, tregojnë lidhjen e qartë midis politikave ruse dhe atyre bjelloruse.

    Ndërkohë, Rusia do të studiojë edhe reagimet ndaj veprimeve të Bjellorusisë, për të vlerësuar sa më saktë vendosmërinë e Perëndimit për t’iu kundërpërgjigjur veprimeve të Moskës.Ngjarjet e fundit kanë prodhuar tashmë efekte shumë të rëndësishme.

    Së pari, ato tregojnë se Bjellorusia dhe Rusia mund të marrin iniciativën të kërcënojnë status quo-në aktuale, dhe të përshpejtojnë krizat që më pas mund të militarizohen shumë shpejt. Së dyti, ato janë në fakt teste të reja mbi sanksionet, që janë nga ana e tyre një mjet kyç i politikës perëndimore.

    Masat e reja të BE-së, synojnë  të mbyllin zinxhirin kompleks të furnizimit të agjencive të udhëtimit, shërbimeve konsullore dhe fluturimeve, që i japin mundësi Bjellorusisë ta shndërrojë dëshpërimin dhe mjerimin e emigrantëve në një formë të re të agresionit faktitkundër fqinjëve të saj.

    Po ashtu, Perëndimi synon që të shfrytëzojë mundësinë e vendosjes së sanksioneve të ashpra kundër Rusisë, për të shmangur një pushtim të ri të Ukrainës. Së treti, ato shënojnë fazën e fundit të një fushate të bashkërenduar  presionit rus kundër Evropës, i cili nisi menjëherë pasi mori detyrën administrata e Joe Biden.

    Në shkurt të këtij viti, Rusia kërcënoi se do të ndërpresë marrëdhëniet me BE-në, teksa eposhtëroi publikisht Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, gjatë vizitës së tij në Moskë. Në prill, ajo ndërmori një grumbullim masiv të trupave në kufi me Ukrainën.

    Muajin e kaluar, Moska refuzoi  të furnizonte me sasi gazi shtesë, për të zbutur një mungesë të përkohshme të tij në tregjet perëndimore, ndërsa sugjeroi se problemi do të zgjidhej me miratimi përfundimtar të projektit të gazsjellësit tashmë të përfunduar NordStream 2.

    Rusia mund ta kishte siguruar Evropën mbi besueshmërinë e saj si furnizuese, duke ofruar vëllime shtesë të gazit. Kjo do të ishte një lëvizje shumë e zgjuar që mund ta kishte lehtësuar miratimin e Nord Stream 2”.

    Por në vend të kësajPutin zgjodhi presionin mbi sigurinë. Që atëherë ai i ka thënë Ministrisë së Jashtme se veprimet e fundit të Rusisë, kanë prodhuar një “tension të caktuar” që “duhet të ruhet për aq kohë sa të jetë e mundur”.Ka pak shenja se Rusia kërkon një marrëdhënie “të qëndrueshme dhe të parashikueshme të cilën shpreson Amerika, dhe akoma më pak qëBjellorusia do të pushojë së shkaktuari telashe Evropës.

    Përkundrazi, një përzierje e paqëndrueshme e revanshizmit, pasigurisë, irracionalitetit dhe forcës ushtarake po nxit tensione dhe turbulenca në rajon. Në rastin më të keq, kjo mund të çojë në krizën më serioze në marrëdhëniet ruso-perëndimore në 40 vitet e fundit.

    (Botuar në “The Moscow Times”, marrë nga Bota.al)

    Shënim: Nigel GouldDavies, është ekspert mbi Rusinë dhe Euroazinë në Institutin Ndërkombëtar për Studime Strategjike. Ai ka qenë ambasador i Britanisë së Madhe në Bjellorusi në vitet 2007-2009.

    Me rastin e Black Friday, 28 Nëntorit dhe 32 vjetorin e kompanisë, Petrol Company me çmime marramendëse në derivate dhe…
    Nga Rubrika
    Opinione25 Prill 2024
    Burimi: The Financial Times (titulli origjinal: Don’t relax, Europe — the US hard right isn’t finished yet), Constanze Stelzenmuller. Në fundjavë, Kongresi...
    Opinione24 Prill 2024
    Nga: Lina Khatib / The Guardian (titulli origjinal: Iran seems like it’s in escalation mode – but all-out war with Israel is...
    Opinione23 Prill 2024
    Shkruan Hisen Berisha  Pas dështimit të serbëve për të realizuar të drejtën e tyre politike për të zgjedhur kryetarët e tyre në...
    Të tjera
    Sport26 Prill 2024
    Skuadra e Norrkopingut mbrëmë fitoi 4:2 ndaj Elfsborgut në ndeshjen e vlefshme për raundin e pestë në futbollin suedez. Gol në këtë...
    Sport26 Prill 2024
    Në një ndeshje dramatike, Trepça ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 85:86 (28:21, 20:19, 17:20, 20:26) dhe tani avancon në serinë gjysmëfinale...
    Sport26 Prill 2024
    Trajneri holandez, Arne Slot ka thënë se dëshiron të marrë drejtimin e skuadrës së Liverpoolit. Tekniku aktual i Feyenoordit ka zbuluar se...
    Sport26 Prill 2024
    Manchester City po vazhdon me fitore në Premierligë. “Citizens” triumfuan sonte bindshëm 0:4 në udhëtim ndaj Brightonit, në ndeshjen e mbetur të...
    Sport26 Prill 2024
    Një pyetje që bëhet më së shpeshti në botën e futbollit është pa dyshim ajo se kush është më i mirë mes...
    Sport26 Prill 2024
    Edhe sot do të vazhdojë Kampionati Evropian i xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Akil Gjakova dhe Dardan Cena do...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.