×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon zgjedhja e dy gjykatësve të Kushtetueses

    FrontOnline
    29 Dhjetor 2021

    Kuvendi i Kosovës ka dështuar t’i zgjedhë dy gjykatës të Gjykatës Kushtetuese. Asnjëri nga tre prej pesë kandidatëve që shkuan deri në rundin e tretë të votimit nuk arritën t’i merrnin votat e shumicës së deputetëve për t’u bërë gjykatës në autoritetin përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës në vend.

    Në rundin final votuan 79 deputetë. Etrur Maloku i mori 43 vota, Bardh Vokshi 41 vota dhe Hilmi Jashari 18 vota. 5 vota ishin të pavlefshme.

    Etrur Maloku, Bardh Bokshi dhe Hilmi Jashari ishin tre kandidatët që garuan deri në fund për dy pozita të lira të gjykatësve të Gjykatës Kushtetuese.

    Nga pesë kandidatë sa ishin gjithsej, Shukri Sylejmani u eliminua në rundin e parë të votimit, sipas një procedure zgjedhore të miratuar paraprakisht nga Kuvendi që specifikoi se në rast se asnjëri nga kandidatët nuk e merr shumicën e votave të të gjithë deputetëve, në çdo rund do të eliminohej kandidati që merr më së paku vota.

    Në rundin e dytë, Hilmi Jashari dhe Vigan Qorrolli i morën të dy nga 18 vota, gjë që bëri që një votim të zhvillohej vetëm mes të dyve që vendosi se cili prej tyre do të kualifikohej për të marrë garuar në rundin e tretë dhe final të votimit.

    Jashari fitoi garën me Qorrollin për të shkuar në ‘finale’ ku nuk arriti t’i marrë votat e nevojshme të shumicës së të gjithë deputetëve.

    Komisioni i posaçëm për shqyrtimin e nominimeve të kandidatëve për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese i solli për votim në Kuvend emrat e pesë kandidatëve.

    Nga testi me shkrim dhe me gojë të cilit ata iu nënshtruan paraprakisht, Hilmi Jashari ishte vlerësuar me 8.9 pikë; Etrur Maloku me 8.6 pikë; Bashkim Hyseni me 8.4 pikë (është larguar vetë nga gara); Vigan Qorrolli me 7.9 pikë pikë, Bardh Vokshi me 7.7 pikë dhe Shukri Sylejmani me 7.5 pikë.

    Më mirë në Kosovë se në Gjermani
    Nga Rubrika
    Lajme20 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se nuk do të mbështesin kërkesën për shpërndarjen...
    Lajme20 Maj 2024
    Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se me kërkesë të disa komunave dhe me propozimin e tyre, Qeveria e Kosovës ka...
    Lajme20 Maj 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka bërë thirrje nga partitë e tjera opozitare që t’i mbështesin...
    Të tjera
    Bota/Rajoni20 Maj 2024
    Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, është ndër liderët e parë evropianë që komentoi rrëzimin e helikopterit në Iran, i cili vrau presidentin,...
    Kronika20 Maj 2024
    Fakti se Enver Sekiraqa kishte qenë në arrati pas ditës kritike kur ishte vrarë polici Triumf Riza dhe dënimi i shqiptuar nga...
    Lajme20 Maj 2024
    Kryeshefi Ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, nënshkroi marrëveshje me menaxherin e Shitjes dhe Kujdesit në Telekomin e Kosovës, Kreshnik Domi. Sipas...
    Sport20 Maj 2024
    Tifozat Kuq e Zi, që njihen edhe si tifozët zyrtarë të Kombëtares Shqiptare të futbollit, e kanë realizuar sot një aksion para...
    Kronika20 Maj 2024
    Policia në Pejё, nё vazhdimin e implementimit tё planit operativ “Motoçiklistët kundërvajtës” ka sekuestruar: 19 motoçikleta tё llojeve tё ndryshme, ndёrsa pёr...
    Lajme20 Maj 2024
    Pas shirave të rrëmbyeshëm në Kosovë, u shkaktua rrëshqitje e dheut, gjë që bëri të mbyllet rruga Prishtinë – Gjakovë. Por, zëvendësministri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.