×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon tryeza për presidentin, Mustafa: Po shkojmë drejt zgjedhjeve

    FrontOnline
    09 Dhjetor 2020

    Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa javë më parë paralajmëroi organizmin e një tryeze me partitë politike për të diskutuar lidhur me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të ri të Kosovës. Por deri tash nuk ka diçka konkrete në realizimin e këtij takimi ku do të merrnin pjesë të gjitha partitë politike në pushtet dhe në opozitë.

    I pari i LDK-së, në një prononcim ka thënë se nuk ka gatishmëri të partive politike për një tryezë e tillë.

    “Jam në kontakte me subjektet politike parlamentare, përveç LVV-së. Nuk ka akoma një gatishmëri për tryezë në të cilën merr pjesë edhe opozita ose një pjesë e saj”, ka thënë Mustafa.

    Mustafa më tej shtoi se ka këmbëngulje nga disa parti që e votojnë vetëm kandidatin e tyre për president dhe jo ndonjë kandidat tjetër.

    Ai theksoi se në këtë situatë jemi duke rrëshqitur drejt zgjedhjeve.

    “Ka deklarata dhe këmbëngulje publike se votojnë vetëm kandidatin e tyre për president dhe jo të një subjekti tjetër. Kjo dëshmon se beteja po zhvillohet në media dhe në debate, por se akoma nuk ka gatishmëri për tryezë. Koha po ikën dhe po rrëshqasim në zgjedhje”, u shpreh Mustafa për Telegrafin.

    Kujtojmë se kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka deklaruar se do të jetë kandidat për president, dhe për marrjen e këtij posti AAK-ja është duke këmbëngulur se ky post iu takon atyre.

    Haradinaj ka deklaruar se nëse bëhet president, nuk do të kthehet në AAK pasi t’i përfundojë mandati.

    E nga ana e PDK-së, kryetari në detyrë i kësaj partie, Enver Hoxhaj ka deklaruar sot se kjo parti nuk shtantazhohet dhe se nuk do të lejoj që dikush ta marr peng shtetin e Kosovës.

    Hoxhaj shtoi se PDK nuk do të bëhet palë e një procesi që do të prodhonte një president që thellon përçarjen e brendshme dhe e izolon Kosovën jashtë.

    Maturantët e shkollës së mjekësisë “Dr. Ali Sokoli”, në ekskuzion në hotelin me pesë yje
    Nga Rubrika
    Lajme27 Shtator 2024
    Policia e Kosovës në Gjilan ka arrestuar sot të dyshuarin F.S. Policia ka njoftuar se arrestimi i tij është bërë pasi që...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti, gjatë ditë së tretë të qëndrimit në New York, takoi sekretarin e shtetit të Selisë së Shenjtë, kardinalin Pietro...
    Lajme27 Shtator 2024
    Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, u ka caktuar nga një muaj paraburgim dy personave që po dyshohen se përfituan pasuri...
    Të tjera
    Lajme27 Shtator 2024
    Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Mirsolav Lajçak, ka shkruar për takimin që pati me kryeministrin e vendit, Albin...
    Bota/Rajoni27 Shtator 2024
    Deputeti i Partisë Demokratike në Shqipëri, Ervin Salianji u vetëdorëzua këtë të premte në Drejtorinë e Policisë së Tiranës. Në një prononcim...
    Lajme27 Shtator 2024
    Kosova dhe Lituania kanë ndërtuar një partneritet të fuqishëm, duke u përqendruar veçanërisht në forcimin e bashkëpunimit në fusha kyçe si siguria,...
    Lajme27 Shtator 2024
    Një kamp edukativ dhe shkëmbyes idesh me tema nga trashëgimia kulturore në mes të rinjve nga Kosova dhe Mali i Zi u...
    Sport27 Shtator 2024
    Njëri ndër basketbollistët më të mirë që ka shkelur në parketet kosovare, Drilon Hajrizi ka qenë kryetemë gjatë ditëve të fundit. Shumë...
    Lajme27 Shtator 2024
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Gramos Agusholli, ka njoftuar se nga e hëna, nxënësja me mbulesë do të vazhdojë mësimin në Gjimanzin “Bedri...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.