×
  • Kronika
  • Kronika

    Dështon të nisë gjykimi ndaj zyrtarëve të Mamushës të akuzuar për keqpërdorime

    FrontOnline
    16 Janar 2025

    Për shkak të mungesës së përkthyesit ligjor, dështoi të nisë gjykimi të enjten në Gjykatën Themelore në Prizren ndaj Sakir Mazrek, Ferdi Taç, Erdinç Morina, Fetah Morina dhe Visar Shala, të cilët po akuzohen se në cilësinë e zyrtarëve të Komunës së Mamushës, kanë keqpërdorur detyrën lidhur me listën e përfituesve të mbështetjes financiare pas vërshimeve.

    Në këtë gjykim, nevojitej një përkthyes ligjor për arsye se të akuzuarit i përkasin nacionalitetit turk, kështu që në mungesë të tij, dështoi seanca, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Sipas aktakuzës së ngritur më 20 dhjetor 2024 nga Prokuroria Themelore në Prizren, të akuzuarit Sakir Mazrek, Ferdi Taç, Erdinç Morina, Fetah Morina dhe Visar Shala po ngarkohen se më 29 janar 2021, në Mamushë, në cilësinë e personave zyrtarë, duke e shfrytëzuar detyrën apo autoritetin zyrtar, në bashkëkryerje kanë tejkaluar kompetencat e tyre, me qëllim të përfitimit të çfarëdo dobie për vete apo për personin tjetër, apo që t’i shkaktojnë dëm personit tjetër ose t’i shkelin seriozisht të drejtat e personit tjetër.

    Në aktakuzë thuhet se i pandehuri Sakir Mazrek, në cilësinë e kryetarit të komisionit për vlerësimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet dhe shirat e rrëmbyeshëm në Komunën e Mamushës, ndërsa të pandehurit Ferdi Taç, Erdinç Morina, Fetah Morina dhe Visar Shala, si anëtarë të komisionit, dyshohen se kanë përpiluar në mënyrë të kundërligjshme një raport mbi vlerësimin e dëmeve të shkaktuara dhe listën me përfituesit e mbështetjes financiare.

    Sipas aktakuzës, raporti i përpiluar më 29 janar 2021, përfshinte një listë me 169 fermerë si përfitues të mbështetjes financiare prej 416 mijë e 874 euro e 77 centë. Aty thuhet se 43 fermerë nga kjo listë janë përfshirë në kundërshtim me opinionin ligjor të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZHR) të datës 17 korrik 2018, dhe në kundërshtim me një vendim për shlyerjen e NIF (numrave identifikues të fermës), të cilët kanë përfituar mbështetje financiare në shumën prej 97 mijë e 456 euro e 61 centë.

    Gjithashtu, në aktakuzë thuhet se 13 persona të tjerë, që nuk janë fermerë fare, janë futur në listën e përfituesve, duke përfituar shumën prej 22 mijë e 936 euro e 70 centë. Në total, dëmi i shkaktuar ndaj buxhetit të Republikës së Kosovës përllogaritet në 120 mijë e 393 euro e 31 centë.

    Me këtë, akuzohen se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 414, par. 2 lidhur me par. 1 dhe nenin 31 të Kodit Penal.

    Vërejtje:
    Personat e përmendur në këtë artikull, sipas ligjeve të Republikës së Kosovës, konsiderohen të pafajshëm deri në vendimin e formës së prerë nga gjykata.

    Nga Rubrika
    Kronika16 Janar 2025
    Një person në Rahovec ka njoftuar policinë se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj....
    Kronika16 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në raportin e saj ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar mbi 1 mijë e 700...
    Kronika16 Janar 2025
    Policia e Kosovës, nëpërmjet raportit të saj 24-orësh ka njoftuar se gjatë kësaj kohe në vend janë raportuar 3 raste të dhunës...
    Të tjera
    Vip16 Janar 2025
    Gazetarja Dasara Karaiskaj tronditi rrjetin me deklaratën e saj për Joz Markun, banorin e Big Brother VIP Albania Në një video e...
    Vip16 Janar 2025
    Vesa Vllasaliu habiti ndjekësit me positmin e fundit. Ajo ndau një fotografi ku shihet se shoqërohet nga një mashkull, ku në sfond...
    Lajme16 Janar 2025
    Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm (PSSP) dhe shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, shprehu shqetësimin për veprimet kundër institucioneve të financuara nga...
    Lajme16 Janar 2025
    Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokurori i Shtetit ka filluar angazhimin në mbrojtjen e votës së lirë për...
    Sport16 Janar 2025
    Leutrim Krasniqi nuk është më trajner i Vëllaznimit. Klubi gjakovar ka njoftuar përmes faqes zyrtare në rrjetet sociale se i ka ndarë...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj ka përshëndetur arritjen e marrëveshjes së Armëpushimit në Gaza. Në një postim në rrjetet sociale kreu i...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.