×
  • Kronika
  • Kronika

    Dështon të mbahet shqyrtimi gjyqësor ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Prizren

    FrontOnline
    16 Korrik 2020

    Ka dështuar të mbahet seanca gjyqësore ndaj ish-inspektorit të ndërtimit në Komunën e Prizrenit, Nexhmedin Musliu, i akuzuar për keqpërdorim detyre.

    Shkak për mos mbajtjen e seancës së paraparë për të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, ishte mungesa e të akuzuarit Musliu dhe mbrojtësve të tij, Blend dhe Gent Gjini.

    Kryetarja e trupit gjykues, Raima Elezi bëri të ditur se i akuzuari dhe avokatët e tij nuk e kanë arsyetuar mungesën e tyre, edhe pse tha se janë ftuar në mënyrë të rregullt.

    Prezent në sallë të gjykimit ishte prokurorja Ervehe Gashi, e cila propozoi që të zbatohet ligji, për sigurimin e prezencës së të akuzuarit.

    Në këto rrethana, shqyrtimi i radhës u caktua të mbahet më 18 shtator 2020 në ora 09:00, ku për atë seancë, gjykatësja Elezi tha se për të akuzuarin do të lëshohet urdhëresë për sjellje në gjykatë.

    Ndryshe, në aktakuzën e Prokurorisë Themelore Prizren të ngritur më 25 shtator 2019, i pandehuri Nexhmedin Musliu akuzohet për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

    Ai akuzohet se prej datës 21 nëntor 2016 e në vazhdim në Prizren, në cilësinë e personit zyrtar si inspektor komunal i ndërtimit, duke shfrytëzuar detyrën zyrtare apo autoritetin zyrtar, nuk i përmbush detyrat zyrtare të tij me qëllim të përfitimit të dobisë për tjetrin.

    Në aktakuzë thuhet se i akuzuari nuk e inspekton dhe nuk ndërmerr veprime kundër mbindërtimit pa leje të bërë nga investitori Mehmet Palushi, i cili duke ndërtuar objektin e tij ka tejkaluar lejen për një etazhitet, leje kjo e lëshuar nga Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinor në Komunën e Prizrenit.

    Sipas aktakuzës, i akuzuari Musliu, duke mos ndërmarr veprime i ka mundësuar Mehmet Palushit ndërtimin edhe të një kati dhe mos pagesën e taksave komunale, ndërsa Kuvendit Komunal i ka shkaktuar dëm në vlerën e taksave të papaguara dhe ka dëmtuar infrastrukturën e qytetit në zonën e ndërtimit “Qylhan”.

    Me këtë, ai akuzohet se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i detyrës apo autoritetit zyrtar”.

    Nga Rubrika
    Kronika07 Janar 2025
    Një lokal është përfshirë nga zjarri, sot pasdite në Komunën e Suharekës. Mediat lokale kanë publikuar video, ku shihen njerëzit duke dalë...
    Kronika07 Janar 2025
    Dy persona janë arrestuar pasditen e së hënës në Prizren pasiqë të njëjtit kanë demoluar disa vila dhe shtëpinë e një personi...
    Kronika07 Janar 2025
    Një burrë në Ferizaj i ka shkaktuar dhunë fizike dhe psiqike bashkëshortes së tij, ku si pasojë më 3 janar ishte larguar...
    Të tjera
    Lajme07 Janar 2025
    Shitësi Abdurrahman Memaj, i cili u lëndua nga shpërthimi i mjeteve piroteknike në Prizren në natën e ndërrimit të motmoteve, u dërgua...
    Vip07 Janar 2025
    Largimi i Gjestit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova gjatë spektaklit të fundit “Prime” ka sjellë emocione të forta dhe lot...
    Lajme07 Janar 2025
    Njëzetë minuta është pritja e veturave për të dalë nga Kosova në pikëkalimin kufitar të Dheu i Bardhë, ndërsa 05-10 minuta te...
    Vip07 Janar 2025
    Vullneti në një bisedë me Xhenetën u shpreh se kjo e fundit nisi të ketë ndjenja për Gjestin tek para një ose...
    Bota/Rajoni07 Janar 2025
    Një aksident automobilistik ka ndodhur rreth orës 19:20, në aksin rrugor Peshkëpi-Vlorë. Një 31-vjeçar kinez, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, dyshohet se...
    Lajme07 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet, të mërkurën, ku do ta miratojë edhe fletën e votimit për zgjedhjet e 9 shkurtit....

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.