×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon shqyrtimi i raportit vjetor të auditimit, mungon ministrja Bajrami

    FrontOnline
    20 Tetor 2020

    Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike me të vetëm pikë të rendit ditës për shqyrtimin e Raportit vjetor të auditimit për vitin 2019, ka dështuar të mbahet sot për shkak të mospjesëmarrjes së ministres së Financave Hykmete Bajrami.

    Ndërsa, i pranishëm ishte auditori Përgjithshëm i ZKA-së, Besnik Osmani.

    Kryetari i këtij Komisioni Bedri Hamza ka thënë se në momentin e fundit, Ministria e Financave ka anuluar pjesëmarrjen në Komision.

    Ai tha se ministrja Hykmete Bajrami është përgjegjës për adresimin e këtyre të gjeturave në raport, prandaj, duhet t’i përgjigjen ftesës.

    Ai tha se arsyetimi me shkrim i Ministrisë së Financave në momentin e fundit, në orën 11:00, ishte se për shkak të një situate urgjente, ministrja Hykmete Bajrami nuk mund të jetë sot në mbledhje të Komisionit, edhe pse ajo ka shpreh gatishmërinë të jetë pjesëmarrëse në një prej mbledhjeve të ardhshme.

    Komisioni vendosi që të enjten në orën 11:00 të mbahet mbledhja dhe të jetë e pranishme edhe ministrja e Financave.

    Edhe deputetja Besa Gaxherri nga LDK ka kërkuar që për raportin e auditimit duhet të jetë e pranishme edhe ministrja e Financave.

    Nga Rubrika
    Kronika16 Janar 2025
    Dje një qytetar në Pejë, Petrit Brahimaj, ka dorëzuar në stacion policor një kuletë me para dhe dokumente personale, të cilat më...
    Lajme16 Janar 2025
    Brenda një dite, Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka shqiptuar gjoba në vlerë prej 35 mijë euro ndaj partive politike për...
    Lajme16 Janar 2025
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtarë dhe Zbatimit të Ligjit (INL), të enjten...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Shoqata e Transportit Prishtinë – Podujevë në ka pezulluar përkohësisht aktivitetin e saj për shkak, siç thotë, “shkeljeve flagrante të të drejtave...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Shtatë shqiptarë janë arrestuar të mërkurën në rajonin e Galicias, gjatë një operacioni të zhvilluar nga Garda Civile spanjolle. Gjatë aksionit në...
    Lajme16 Janar 2025
    Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka dënuar Lëvizjen Vetëvendosje me 3 mijë euro për shkak të gjuhës së përdorur nga kryeministri,...
    Zgjedhjet 202516 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook ka adresuar rëndësinë e kthimit të Kosovës...
    Lajme16 Janar 2025
    Analisti politik, Mazllum Baraliu, për FrontOnline, e quan temë të ndjeshme dhe delikate diskutimin e Asociacionit në fushatën zgjedhore. ‘’Asociacioni është temë...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Pam Bondi, e emëruara e Presidentit të zgjedhur Donald Trump për postin e Prokurores së Përgjithshme të Shteteve të Bashkuara, u përpoq...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.