×
  • Lajme
  • Lajme

    Dështon raportimi i shefit të AKI-së, Musliu: Zyba bëri presion direkt ndaj meje dhe drejtorit

    FrontOnline
    30 Tetor 2024

    Ka dështuar raportimi i drejtorit të AKI-së Petrit Ajeti.

    Deputetët e VV-së e lëshuan mbledhjen derisa po raportonte Ajeti.

    E para mediave kryetarja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Ganimete Musliu, ka dhënë detaje.

    Ajo tha se deputeti Salih Zyba i Vetëvendosjes, i cili është edhe nënkryetar i këtij komisioni ka bërë presion ndaj saj dhe të parit të AKI-së.

    Musliu tha se ka theksuar se Ajeti është ftuar për të diskutuar për dy çështje, për raportimet se disa gazetarë po përcillen nga agjentët e AKI-së dhe për ndërhyrjen e Dejona Mihalit në institucionet vendimmarrëse.

    “E patë se çka ndodhi në mbledhje, u pengua që të mbahet mbledhja. Duke ndjekur me shqetësim, me mbështetjen e 1/3 të komisionit, kemi ftuar për raportim drejtorin e AKI-së, Petrit Ajeti, për raportimet se disa gazetarë po përndiqen nga zyrtarë të AKI-së dhe ndikimin e Dejona Mihalit në disa institutcione të rëndësishme”, deklaroi ajo para mediave njofton Klankosova.tv

    “Jemi në përfundim të mandatit dhe çdo iniciativë hetimore do të merret si fushatë zgjedhore dhe bazuar se këto iniciativa mund ta dëmtojnë më tepër AKI kishte dakordancë dhe vullnet që të vazhdojmë me mbledhje”, tha ajo.

    “Kërkuam që të respektojnë ligjin dhe Kushtetutën dhe te mos i nënshtrohemi. Për të qenë më e qartë, misioni i AKI-së është identifikimi i kërcënimeve të sigurisë, stabiliteti ekonomik, kurse Komisioni mbikëqyr AKI-në, buxhetin e kështu më radhë”.

    Ajo ka thënë se megjithëse u pengua mbajtja e mbledhjes së Komisionit, ajo ka pasur një bashkëbisedim me Ajetin, gjë e cila, siç deklaroi ajo, u pengua sërish nga deputeti i VV-së, Salih Zyba.

    “E potencova, që pati tentime që të pengohet edhe bashkëbisedimi me drejtorin Ajeti, nga deputeti i VV-së, Salih Zyba. Përveç pengesës sime, bëri presion direkt ndaj drejtorit të AKI-së”, ka thënë ajo.

    Nga Rubrika
    Lajme30 Tetor 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bashkë me deputetë të tjerë i kanë shprehur ngushëllime kolegut të tyre nga radhët e...
    Lajme30 Tetor 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme në Republikën e Kosovës, Xhelal Sveçla është takuar me Përfaqësuesin e Posaçëm të Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor,...
    Lajme30 Tetor 2024
    Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, është takuar me zëvendës drejtoren për Ballkan dhe Evropë në ministrinë për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës,...
    Të tjera
    Lajme30 Tetor 2024
    Në një vend mjaft të bukur pranë liqenit në Morcotën Ticiniane do të shkëlqejë një bust i artistit të madh, në sheshin...
    Lajme30 Tetor 2024
    Kryetari i LDK’së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se zgjedhjeg e ardhshme e përcaktojnë fatin e Kosovës. “Zgjedhjet e ardhshme përcaktojnë më shumë...
    Lajme30 Tetor 2024
    Është raportuar për djegien e serverëve të administratës në komunën e Podujevës. Ky shqetësim u ngrit nga aktivisti i shoqërisë civile, Shemsi...
    Lajme30 Tetor 2024
    Është përfshirë nga zjarri fabrika e peletit në Prizren. Policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar. “Ankuesi mashkull...
    Lajme30 Tetor 2024
    2 mijë e 258 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë. Gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur pesë...
    Lajme30 Tetor 2024
    Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, edhe të mërkurën po vazhdon dëshminë dëshmitari i 100-të, i cili mban kodin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.