×
  • Ekonomi
  • Ekonomi

    Dështimi i shtrenjtimit të rrymës nga ZRRE-ja, ministrja e Kurtit paralajmëron reduktime

    FrontOnline
    07 Qershor 2022

    Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paaralajmëruar mundësinë e rikthimit të reduktimeve me rrymë, ashtu siç ndodhi pas shpalljes së krizës energjetike për 90-ditë.

    Ajo këto deklarata i ka bërë në një konferencë për media që mbajti të martën, pasi u pyet nga gazetarët për reduktimet që janë shfaqur ditëve të fundit.

    “Nuk jam e informuar që ka reduktime për shkak të mungesës së energjisë elektrike, mund të ketë për investime ose rregullime të rrjetit. Por duhet qartësuar që në gjendjen që e kemi aktualisht, për shkak të situatës së krijuar nga masa e përkohshme, mund të vijmë te destabilizimi ose reduktimet në momentin që do të kemi nevojë për import. Është shqetësim që e kanë ngritur operatorët e tregut”, ka thënë ministrja Rizvanolli.

    “Janë pezulluar tarifat, edhe pas vendimit të Themelores dhe Apelit. ZRRE përgjegjëse për rregullimin e tregut, duhet të japin sqarimet e duhura. Vendimet e gjykatës kanë sjellë paqartësi, ZRRE është duke e trajtuar. Unë mund të them nga perspektiva e Ministrisë së Ekonomisë, është se kjo çështje do të ketë zgjidhje sa më shpejt që është e mundur. Vendimi nuk i ka shpallur tarifat të paligjshme, por ka shtyrë zbatimin e vendimit. Shpresoj shumë, që ky vendim të merret sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë ndër të tjera ajo.

    Kjo është paraqitja e parë e Rizvanollit në konferencë që prej pezullimit të vendimit të ZRRE-së për shtrenjtimin e faturave të energjisë.

    Nga Rubrika
    Ekonomi14 Janar 2025
    Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka njoftuar se çmimet e konsumit u rritën në 1,1% vjetore dhe 0,7% mujore. “Indeksi i...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Instituti GAP ka publikuar një infografikë me produktet më të eksportuara gjatë viteve 2022-2024. Buzuar në këtë infografikë, më së shumti është...
    Ekonomi10 Janar 2025
    Qeveria e Kosovës në mbledhjen e sotme ka marrë vendim për rritjen e pensioneve për 20 përqind për familjet e kategorive të...
    Të tjera
    Lajme16 Janar 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kontakt me Dhomat e Specializuara që ish-luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës të cilët po gjykohen...
    Kronika16 Janar 2025
    Një ndërtese te “Lesna” në Prishtinë është përfshirë nga zjarri. Në vendin e ngjarjes shihet autoambulanca, policia dhe ekipet tjera të nevojshme....
    Vip16 Janar 2025
    Driloni qe banori i parë i cili ka ndarë dhuratën e parë nga ‘Giveaway’ i organizuar nga Vëllai i Madh në shtëpinë...
    Vip16 Janar 2025
    Në kuadër të “Giveaway” të Big Brother VIP Kosova 3, Drenusha ka qëlluar në shenjë tek sponsori “Sana laser care” E përmes...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Franca zhvilloi stërvitje të fshehta për dislokimin e trupave në Ukrainë në rast të një sulmi nga Bjellorusia. Forcat speciale franceze realizuan...
    Bota/Rajoni16 Janar 2025
    Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri ka njoftuar se mbrëmjen e së mërkurës, një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza ka marrë evakuimin mjekësor...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.