×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëshmitari tregon momentet e para pas shpërthimit që ndodhi në Ferizaj

    FrontOnline
    05 Janar 2021

    Numri i të lënduarve nga shpërthimi që ndodhi sot në qytetin e Ferizajt ka shkuar në 43.

    14 nga të lënduarit janë dërguar për trajtim në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës, për trajtim të mëtutjeshëm.

    Ndërkaq shtatë prej tyre raportohet se janë në gjendje më të rëndë.

    Lidhur me dyshimet e para për rastin ka folur drejtori rajonal i Policisë në Ferizaj Emin Beqiri.

    Beqiri në Klan Kosova tha se dyshimet e para kanë ardhur si pasojë e shpërthimit të një bombole të gazit.

    “Shpërthimi ka ardhur si pasojë e një shpërthimi të një bombole të gazit. Fatmirësisht lokacioni i jonë si polici është shumë afër. Reagimi i jonë edhe i zjarrfikësve por edhe i emergjencës ka qenë shumë i shpejtë. Kemi bërë çmos që të menaxhojmë situatën me të lënduar ti dërgojmë në spital, në shtëpinë e shëndetit e pastaj edhe në Prishtinë”.

    Ndërkaq dëshmitari Xhemajl Idrizi, ka treguar për  momentet e para të ngjarjes pas shpërthimit.

    Idrizi, tha se ka qenë një shpërthim tejet i madh.

    Ai tregoi se kishte hasur në dy vajza të reja dhe një grua që ishin të shokuar.

    “Ishim afër diku 10-15 metra. E dëgjuam një shpërthim shumë të madh. Në atë moment elementet e shitoreve u rrëzuan. Pamë afër një shitore dy vajza të reja dhe një grua. Ishin shumë të shokuar. Bërtisnin nga frika. Njëra ishte e lënduar. Unë isha me mbesat e mia. U afruam në ndihmë dhe i nxorëm nga lokali sipas mundësisë. Njërën e kemi dërguar në spital, ndërkaq tjetrës i kemi dhënë ndihmë pesë deri në 10 minuta sepse ishte e shokuar, derisa u afrua një person dhe e dërgoi me makinë në Spitalin e Ferizajt”.

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme08 Shtator 2024
    Janë zvogëluar dukshëm mëngjesin e së dielës pritjet e mërgimtarëve për të dalë nga Kosova. Sipas të dhënave të fundit të Qendrës...
    Lajme08 Shtator 2024
    Në Kosovë të dielën pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Temperatura minimale do të jetë nga 14 gradë Celsius deri...
    Lajme07 Shtator 2024
    Kompania e kontraktuar për shtrimin e autostradës Prishtinë-Mitrovicë përgjatë punimeve ka dëmtuar një gyp. Lajmin e ka bërë të ditur ‘KRU Mitrovica’...
    Të tjera
    Lajme07 Shtator 2024
    Edhe mëngjesi i kësaj të shtune ka nisur me fluks qytetarësh e mjetesh nga Kosova drejt Shqipërisë. Në pikën kufitare të Morinit nuk...
    Sport07 Shtator 2024
    Ardian Ismajli i ka barazuar shifrat në ndeshjen e Grupit 1 të Ligës C në Ligën e Kombeve kundër Ukrainës, 1:1. Mbrojtësi...
    Bota/Rajoni07 Shtator 2024
    Ministri i Punëve të Brendshme i Serbisë, Ivica Daçiq, është nisur për një vizitë zyrtare në Kinë të shtunën. Ministria e Punëve...
    Lajme07 Shtator 2024
    Brenda më pak se 10 ditësh, përfaqësuesi i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin vizitoi dy herë Kosovën. Herën e dytë foli...
    Lajme07 Shtator 2024
    Djali i komandantit legjendar, Adem Jashari, Lulzimi është shtruar në Klinikën e Kardiologjisë. Lajmin e ka ndarë përmes një postimi në Facebook...
    Sport07 Shtator 2024
    Pjesa e parë e ndeshjes ndërmjet Ukrainës dhe Shqipërisë, e cila po zhvillohet në Pragë, përfundoi pa gola. Shqipëria pati disa raste...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.