×
  • Lajme
  • Lajme

    Dëshmitari Halim Berisha e pranon: Në vitin 2006 kam kërkuar azil në Francë

    FrontOnline
    19 Shtator 2024

    Dëshmitari Halim Berisha, në gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së, e ka konfirmuar se në vitin 2006 kishte kërkuar azil në Francë.

    Megjithatë, ai e ka mohuar të ketë kërkuar azil për rastin që dëshmoi në Gjykatën Speciale.

    “Po. 2006 Jo, nuk e kam mbështetur në çështjet që po dëshmoj. Se atëherë nuk kam pasur as ftesë, nuk jam marrë në pyetje nga kjo Gjykatë”, tha ai, raporton Nacionale.

    Halim Berisha, ish-pjesëtar i UÇK-së në zonën e Llapit, është dëshmitari i 87-të në rastin e krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

    Berisha në fillim ishte intervistuar si i dyshuar nga Prokuroria e Specializuar në Hagë, e më pas në cilësinë e dëshmitarit.

    Halim Berisha kishte dëshmuar edhe në procesin gjyqësor ndaj Salih Mustafës. I njëjti pretendon se një viktimë e dorëzoi në Zllash te Mustafa dhe i njëjti person më pas u gjet i vrarë.

    “Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit të 86-të të Prokurorisë W01129, sot nisi dëshmia e dëshmitarit të ri të ZPS-së, Halim Berisha. Sipas Prokurorisë, në prill të vitit 1999, Berisha kishte shoqëruar një person në kompleksin Zllash në Kosovë dhe më vonë kishte mësuar për vdekjen e këtij personi. Kjo dëshmi po bëhet përmes videolidhjes, ndërsa dëshmitari ndihmohet nga një mbrojtës kujdestar”, thuhet në njoftimin e ZPS-së.

    Berisha ishte përmendur nga Dritan Goxhaj në një letër të gjatë, ku drejtonte akuza për dëshmitarët në rastin e Calit.

    Cilësi, gatim dhe shpërblim
    Nga Rubrika
    Lajme19 Shtator 2024
    Kryeministri Albin Kurti udhëtoi sot për në Bruksel, ku mori pjesë në drekën e punës bashkë edhe me liderë të shteteve të...
    Lajme19 Shtator 2024
    Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka pësuar aksident ditë më parë nga ku edhe duket që ka marrë lëndime serioze. Në fotografinë...
    Lajme19 Shtator 2024
    Policia në Ferizaj, përmes një komunikate, ka njoftuar se është gjobitur një shofere në rrugën “Bajram e Gursel Sylejmani”, pasi ajo ka...
    Të tjera
    Lajme19 Shtator 2024
    Aksioni i realizuar mëngjesin e sotëm nga Policia dhe Prokuroria përfundoi me arrestimin e katër të dyshuarve për ‘fajde’ dhe ‘organizim të...
    Lajme19 Shtator 2024
    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, i ka ftuar në një drekë pune liderët e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor....
    Lajme19 Shtator 2024
    Shefi i diplomacisë turke, Hakan Fidan, ka deklaruar se Turqia është një vend që historikisht e ka mbështetur pavarësinë e Kosovës dhe...
    Lajme19 Shtator 2024
    Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), në Hagë kanë marrë vendim për vazhdimin e masë së paraburgimit edhe për dy muaj të...
    Lajme19 Shtator 2024
    Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Arben Mustafa, ka vlerësuar se kryeministri Albin Kurti po e rrezikon të ardhmen e Republikës së Kosovës....
    Sport19 Shtator 2024
    Është publikuar ranglista e re nga FIFA. Në këtë renditje, kombëtarja e Kosovës në futboll ka shënuar ngritje për dy pozita. “Dardanët”...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.