Një aksident mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur në Shirokë të Suharekës ku si pasojë kanë vdekur dy persona, të dielën.
Lajmin e kishte konfirmuar Faton Aliu, drejtori i Policisë në Prizren.
“Një aksident mes një veture dhe një motori ka ndodhur. Janë dy viktima që kanë qenë në motor. Vozitësi i veturës po merr ndihmë shëndetësore në Spitalin e Prizrenit”, ka deklaruar ai.
Pasi ka marrë ndihmë shëndetësore, shoferi i veturës do të jetë në mbajtje për 48 orë.
“Vozitës i veturës është ndaluar për 48 orë pas trajtimit mjekësor”, ka thënë Aliu në një tjetër prononcim për Express.