×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    `Der Standard`: Shqipëria ndër më të kërkuarat nga turistët

    FrontOnline
    29 Maj 2024

    Sipas të gjitha analizave, turizmi në Shqipëri është rritur veçanërisht fuqishëm, shkruan sot Bettina Pfluger për gazetën më të madhe austriake ”Der Standard”.

    ”Pushimet verore po afrojnë dhe bashkë me to edhe sezoni i pikut të udhëtimeve. Më në fund duhet të dilni nga përditshmëria dhe të relaksoheni. Pavarësisht inflacionit dhe normave më të larta të interesit pas pandemisë, kërkesa për udhëtime ka mbetur e fortë”, shkruan gazeta.

    Numri i netëqëndrimeve në Evropë arriti në 2,91 miliardë fjetje në vitin 2023 dhe 2,88 miliardë në 2019.

    Në veçanti, turistët amerikanë kohët e fundit janë bërë më të rëndësishëm për Evropën.

    Për shembull, pjesa e SHBA-së e të ardhurve në Spanjë u rrit nga katër për qind në 2019 në pesë për qind në 2023, në Portugali nga gjashtë në nëntë për qind dhe në Britaninë e Madhe nga 13 në 16 për qind.

    Prandaj, industria e udhëtimeve në Evropë është një nga sektorët më elastikë brenda ekonomisë evropiane, sipas raportit ”Travel Tends 2024: Breaking Boundaries” nga Mastercard.

    Destinacioni më i njohur për këtë verë në Evropë është Mynihu, falë tifozëve të shumtë të futbollit.

    Më pas vijojnë Tirana, Nisa (Francë), Korfuzi (Greqi) dhe Stambolli (Turqi).

    Këtë vit, destinacionet më të lira të plazheve të Shqipërisë, Kroacisë dhe Turqisë po shënojnë disa nga rritjet më të larta të trafikut ajror.

    Sipas të gjitha analizave, turizmi në Shqipëri është rritur veçanërisht fuqishëm.

    Numri i lidhjeve me fluturime është dyfishuar që nga viti 2019 dhe numri i mbërritjeve të udhëtarëve është rritur nga 12 milionë në 2019, në 17 milionë në 2023.

    “Vëzhgimet tona tregojnë një prirje emocionuese drejt sezonit të ulët”, thotë Natalia Lechmanova, kryeekonomiste e Evropës në institutin ekonomik ”Mastercard”, nëpërmjet një njoftimi për shtyp.

    Arsyeja për këtë është se gjithnjë e më shumë udhëtarë evropianë po zgjedhin muajt më të butë nga maji deri në qershor dhe nga shtatori në tetor dhe duan të shmangin sezonin e lartë të mbushur me njerëz në verë.

    Kjo kthesë do të mundësojë rritje të vazhdueshme në udhëtimet evropiane, pasi sezoni i lartë i verës po përballet gjithnjë e më shumë me pengesa në kapacitete.

    Në përgjithësi, njerëzit janë të interesuar të përjetojnë diçka.

    Sipas raportit, konsumatorët preferojnë përvojat kuptimplota sesa të mirat materiale.

    Austriakët pëlqejnë veçanërisht të shpenzojnë para për udhëtime dhe ngjarje të muzikës live. Pushimet në veçanti kanë prioritet, pasi pothuajse dy të tretat (63 për qind) thonë se duan të udhëtojnë më shumë në vitin 2024”, përfundon ”Der Standard”./ATSH

    KEDS vendos 17 trafo të reja në daljen e Ponoshecit të Gjakovës
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka marrë pjesë në Paris në samitin mbi sportin dhe zhvillimin e qëndrueshëm krah rreth pesëdhjetë krerë...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Presidenti i Shqipërsië, Bajram Begaj ka pritur në takim ambasadoren e Zambias, Patricia Chisango Kondolo. Në njoftimin e presidencës së Shqipërisë, bëhet...
    Bota/Rajoni26 Korrik 2024
    Pasagjerët që ishin në aeroportin në Bazel të Zvicrës, janë evakuuar. Kjo është bërë për të shmangur rrezikun, pasi ka pasur një...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.