×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e PDK’së: Rusia dhe Serbia faktor të destabilitetit të rajonit

    FrontOnline
    27 Qershor 2024

    Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra e cila po merr pjesë në konferencën ndërparlamentare me temën “Përfitimet e Procesit të Berlinit, qe u mbajt në Petrovac të Malit të Zi, në ka folur rreth qëllimit të kësaj konference, duke thënë se kanë mbështetur procesin e Berlinit.

    Ajo tha se Kosova është përfaqësuar në këtë takim nga vet ajo dhe deputetja e AAK-së, Time Kadriaj.

    Deliu-Kodra tregoi se në këtë konferencë janë diskutuar sfidat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilat sipas saj janë të kërcënuara nga ndikimi i Rusisë me qëllim destabilizimin e rajonit.

    Ajo tha se ky ndikim më i madh vërehet në Bosnje e Hercegovinë dhe Kosovë.

    “Natyrisht që me zonjën Kadriaj kemi konfirmuar që si Kosovë e mbështesim procesin e Berlinit, i cili në radhë të pare garanton gjithpërfshirje dhe status të barabartë të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor. Që në start kemi paraqitur shqetësimet për vendet tona respektive me theks të veçantë që i shohim nga Rusia përpjekjet e saj për destabilizim të rajonit. Këtë e thanë edhe deputet të parlamenti të Bosnje e Hercegovinës dhe vendeve tjera se Rusia po vazhdon përpjekjet për destabilizim për të penguar të ardhmen e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor për integrime në Bashkimin Evropian”, tha Deliu-Kodra në rtk.

    Ajo tha se në këtë takim ka folur edhe për çështjen e sulmit të vitit të kaluar në veri të vendit ku është vrarë Togeri Afrim Bunjaku, duke thënë se e kanë dënuar ashpër këtë sulm mbi vendin tonë.

    “Pra që në start kërkuam që të flitet për sigurinë e vendeve tona, sepse kjo siguri po cenohet nga Rusia dhe Serbia”, tha Deliu-Kodra.

    Tutje theksoi se pas një debati ndërmjet deputetëve pjesëmarrës, delegacioni i Serbisë u largua nga salla ku po mbahej konferenca ndërmjet deputetëve të parlamenteve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor.

    Në këto vende nuk do të ketë rrymë për shkak të punimeve
    Nga Rubrika
    Lajme29 Qershor 2024
    Nënkryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Smajl Latifi ka deklaruar se duhet të rritet bashkëpunimi me partnerët tanë ndërkombëtar në mënyrë...
    Lajme29 Qershor 2024
    Që nga vjeshta e këtij viti, NATO do ta ketë në krye një udhëheqës të ri. Ish-kryeministri i Holandës, Mark Rutte pritet...
    Lajme29 Qershor 2024
    Kushtet të cilat i vendosi kryeministri Albin Kurti për t’u takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq në Bruksel, janë mirëpritur nga politiologët....
    Të tjera
    Lajme29 Qershor 2024
    Policia ka njoftuar se sot në Kamenicë kanë arrestuar 24 vjeçaren M.Th., femër kosovare. Ajo ishte e kërkuar me urdhëresës gjyqësore nga...
    Lajme29 Qershor 2024
    Sulmi i Bajnskës ishte një prej temave që u përmend në një panel diskutimi në Forumin e Dubrovnikut, ku pjesëmarrës ishin ministra...
    Lajme29 Qershor 2024
    Është e para e shtetit dhe pozita e saj i jep shumë të drejta, megjithatë Vjosa Osmani nuk po i përdorë të...
    Lajme29 Qershor 2024
    44 ditë pasi Gjykata e Apelit urdhëroi që i dënuari për shtytje në vrasje, Enver Sekiraqa të kthehet në paraburgim, institucionet e...
    Lajme29 Qershor 2024
    Gjermania dhe Danimarka takohen sot në raundin e 1/16-tës të EURO 2024 nga ora 21:00 për të luftuar për një vend në...
    Lajme29 Qershor 2024
    Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, ka thënë se Kosova dhe Serbia nuk kanë bërë mjaftueshëm progres në zbatimin e Marrëveshjes...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.