×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e PDK-së për Gërvallën: Gjuha e saj ishte në një linjë me atë të përfaqësuesve serbë dhe rus

    FrontOnline
    14 Prill 2021

    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra e ka kritikuar Ministren e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla për gjuhën e përdorur dje gjatë raportimit në Këshillin e Sigurimit. Ajo tha se gjuha e Gërvallës ishte në një linjë me atë të përfaqësuesve serbë dhe rus.

    “Sot si PDK kemi shfaqur shqetësimet erona me atë që është diskutuar në këshillin e sigurimit. Ne kemi pritur një reflektim jo partiak por shtetëror dhe institucional të ministres së re. Gjuha e saj ishte në një linjë me atë të përfaqësuesve serbë dhe atyre rus. Jemi mësuar të dëgjojmë prej tyre se Kosova është vend i zhytur në krim dhe në korrupsion. Për më keq zonja Gërvalla shpërfaqi petk të saj politik sesa institucional”, ka thënë Deliu-Kodra, në emisionin “Frontal”, në T7.

    Sipas saj ka qenë e nevojshme që Gërvalla të përmend në Këshillin e Sigurimit, se Kosova ka elemente të rendit institucional.

    “Kam pritur që të pranohet se është një standard i ri në tranzicionin e Kosovës, se zgjedhjet ishin fer, rezultati u pranua nga opozita.  Është mëse e nevojshme që të potencohet se Kosova ka elemente të rendit institucionale”, ka deklaruar ajo.

    Më tutje deputetja e PDK-së tha në “Frontal”, se ka pritur edhe përmendjen e zbarkimit të FSK-së në misione paqeruajtëse.

    “Kam pritur që ajo të krijojë argumentet e saj që ekzistojnë për zbarkimin e FSK-së në misionet paqeruajtëse. Ne tashmë eksportojmë trupat tanë.  Unë asnjëherë nuk e kisha vënë dilemën tek vajza e heroit. Për mua Donika Gërvalla është ministre e Punëve të Jashtme dhe ka marr detyrën me na përfaqsu neve jashtë vendit”, deklaroi ajo.

    Me ofertat e “Sharr Travel”, vetëm sot 300 qytetarë udhëtojnë drejtë Shqipërisë
    Nga Rubrika
    Lajme13 Tetor 2024
    Ministri i Mbrojtjes së Republikës së Kosovës i ka reaguar Ministrisë së Mbrojtjes të Serbisë, të cilët afrimin e trupave serbe 50...
    Lajme13 Tetor 2024
    33 vjeçari nga Seniku i Malishevës, Visar Ramaj, është i riu që vdiq sot në vendin e punës në Prizren, raporton FrontOnline....
    Lajme13 Tetor 2024
    Shefi i Grupit Parlamentar i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se derisa kryeministri Albin Kurti alarmon për rrezikun që vjen nga ushtria...
    Të tjera
    Lajme13 Tetor 2024
    Kuvendi i Kosovës do ta mbajë një seancë të jashtëzakonshme nesër në drekë, për çështjen e furnizimit me ushqim të ushtarëve të...
    Bota/Rajoni13 Tetor 2024
    Fushata e Donald Trump po bën një përpjekje për të mbrojtur votimin me postë, metodë që ish-presidenti e ka cilësuar për vite...
    Kronika13 Tetor 2024
    Një person ka vdekur në një vetaksident fatal me motor pasditen e sotme në autostradën “Ibrahim Ruova”. Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha,...
    Vip13 Tetor 2024
    Një javë pasi filloi të parin nga tre shfaqjet ‘para-turne’, Dua Lipa u kthye në ‘Austin City Limits’ në Austin, Teksas të...
    Lajme13 Tetor 2024
    Vendi i fundit me shumicë myslimane që njohu Kosovën si shtet, ishte Bangladeshi, në vitin 2017. Pavarësinë e saj - të shpallur...
    Sport13 Tetor 2024
    Pas fitores së merituar ndaj Lituanisë në Kaunas, Kombëtarja e Kosovës i është rikthyer sot stërvitjeve. Në këtë seancë morën pjesë futbollistët...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.