×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Deputetja e LDK-së: Avdullah Hoti i ka “harxhuar kartat” për kryeministër

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2020

    Pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që e shpalli të paligjshme votën e deputetit Etem Arifi, vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare.

    E partia e tanishme në pushtet, që u rrëzua nga ky vendim, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ende nuk e ka një kandidat për kryeministër.

    Deputetja Valentina Bunjaku, e ka përjashtuar Avdullah Hotin, si kandidat për kryeministër nga radhët e LDK-së, pasi sipas saj ai i ka shpenzuar të gjitha mundësitë.

    “Kryeministri aktual Avdullah Hoti ka kandiduar edhe në 2017 tanimë është kryeministër në detyrë. Unë besoj që i ka harxhuar të gjitha kartat për të garuar edhe një herë”, ka Bunjaku.

     

    Deputetja e LDK-së: Lutfi Haziri, kandidat i duhur për kryeministër

    Bunjaku ka thënë për Front Online se kryetari I LDK-së, Isa Mustafa nuk do të kandidojë, por që ajo do të preferonte nënkryetarin Lutfi Haziri për kryeministër të vendit.

    “Zoti Mustafa nuk do të garojë, por LDK ka kandidat të mjaftueshëm për të kandiduar, një kandidat i cili do t’i fitoj zgjedhjet. Sa i përket Lutfi Hazirit në qoftë se pyetem unë dhe kam mundësi me vendosë për mua kandidati i preferuar është Lutfi Haziri dhe askush tjetër….po në qoftë se jam vetëm një votë aty, LDK-ja ka kandidat të mjaftueshëm aty”, ka thënë ajo.

    Ajo shprehet e bindur se LDK-ja do të del parti fituese në zgjedhje dhe se sondazhet që e paraqesin në vend të 3-të janë të pasakta.

    “Asnjëherë nuk besoj që Lidhja Demokratike e Kosovës del partia e tretë. LDK-ja ka potencial të garoj edhe për vendin e parë”, shprehet Bunjaku.

    Bunjaku shprehet poashtu se Lidhja Demokratike e Kosovës do të garoj e vetme pa koalicion parazgjedhorë.

    “Unë mendoj që Lidhja Demokratike duhet të hyjë e vetme në një garë zgjedhore dhe besoj shumë në rezultatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës”, ka thënë ajo.

    Bunjaku: Largimi i Vjosa Osmanit do ta dëmtojë vetëm atë

    Kurse për garimin në një listë jashtë LDK-së të kryeparlamnetares Vjosa Osmani, Valentina Bunjaku shprehet se ky është një gabim që do ta dëmtojë vetëm këtë të fundit, e jo partinë.

    “Kjo për mua është një gabim i zonjës Osmani, e cila është dashur të qëndroj brenda shtëpisë me luftuar, sepse ka pasur shumë që e kanë mbështetur. Ndërsa jashtë janë pak ata të cilët e mbështesin. Kam qenë edhe unë ajo e cila kam votuar kundër shkarkimit të zonjës Osmani dhe do të isha aleati i saj në qoftë se kish qëndruar në Lidhjen Demokratike të Kosovës”, shprehet Bunjaku.

    Bunjaku: KQZ duhet të fajësohet për votën Etem Arifit,  jo LDK-ja

    Kushtetuesja e shpalli të jashtëligjshme Qeverinë e Avdullah Hotit, vendim ky që nga LDK-ja thonë se do ta respektojnë, por që fajin ia hedhin KQZ-së.

    “Ajo është Gjykata jonë të cilën vet e kemi zgjedhur dhe e respektojmë, vendimi ka qenë që vota e 61 nuk është votë e ligjshme, edhe pse nuk është faji i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Është KQZ-ja për këtë proces, dhe unë mendoj që është faji i KQZ-së sepse, QKZ-ja është dashur me u kujdes shumë më mirë për listat e deputetëve para se me i çertifiku deputetët”, ka thënë Bunjaku.

    Qeveria e tanishme e udhëhequr nga Avdullah Hoti u votua me shumicë të thjeshtë prej 61 votash, pas mocionit të votëbesimit për Qeverinë “Kurti”, mocion që e inicioi LDK-ja.

    Por pas vetëm pas 202 ditë qeverisje të Hotit, Kushtetuesja e cilësoi si të jashtëligjshme votën e deputetit Etem Arifi dhe si pasojë vendi do të shkoj në zgjedhje brenda 40  ditëve.

    /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme22 Maj 2025
    Rasti i raportuar si rrëmbim, i cili ishte denoncuar më 21 maj 2025 rreth orës 00:45 në rrugën “Pajazit Islami” në Fushë...
    Lajme22 Maj 2025
    Qendra Klinike dhe Universitare e Kosovës ka reaguar pas vdekjes së dyshimtë të një gruaje 40-vjeçare në një objekt në ndërtim e...
    Lajme22 Maj 2025
    Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, ka sqaruar deklaratën e dhënë sot se “ndërkombëtarët kanë nxitur trazira në veri”. Ai tha se...
    Të tjera
    Lajme22 Maj 2025
    Një 15-vjeçar ka humbur jetën pasditen e së enjtes në rrugën për në fshatin Bërnicë të Prishtinës, si pasojë e një vetaksidenti...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi u takua me Përfaqësuese e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka pritur në takim shefen e Politikës së Jashtme të BE-së, Kaja Kallasin. Në takim, Abdixhiku ia...
    Lajme22 Maj 2025
    Zv/ministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri, i cili është edhe anëtar i VV’së, ka akuzuarndërkombëtarët se kanë nxitur trazira në veri. Lidhur...
    Lajme22 Maj 2025
    Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë bërë thirrje urgjente për vaksinim, pas rritjes së ndjeshme të...
    Lajme22 Maj 2025
    Kryediplomatja e BE-së, Kaja Kallas tha se është duke u angazhuar në procesin e normalizimit në mes të Kosovë-Serbi, sepse kjo është...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.