×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e AAK-së: Vjosa Osmani si deputete ishte shumë e zëshme, si Presidente në periudhën me të rëndësishme heshti

    FrontOnline
    23 Mars 2025

    Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka folur për FrontOnline, rreth punës katër vjeçare të presidentes, Vjosa Osmanit.

    Kadrijaj, potencon se si deputete Osmani ishte shumë e zëshme, por si Presidente u bë shumë e heshtur.

    ‘’Ka qenë e çuditshme duke e njohur Vjosën edhe si deputete dhe kemi qenë pjesë edhe e komisioneve për plotë mandate, ka qenë e zëshme dhe në periudhën më të madhe dhe më të rëndësishme të kohës ka heshtur përballë gjitha proceseve që kanë ndodhur’’ thotë ajo.

    Deputetja Kadrijaj, potencon se reagimin e parë të Presidentes Osmani, e ka parë tek vitin e kaluar.

    ‘’Reagimin e parë të Osmanit sa i përket politikës së jashtme, ka qenë vonë që e ka bërë në Kuvend, por më mirë vonë se hiq, por tash nuk e di sa mundet me i rikuperua gjithë atë heshtje që e ka bërë’’ shprehet ajo.

    Sipas saj, Osmani ka qenë dashur të ishte më konsensuale.

    ‘’Ka qenë dashur të ishte konsensuale dhe të ishte më e zëshme si përfaqësuese e politikës së jashtme. Në vizitat e fundit që i ka pasur, ndoshta ka punuar në rikuperim të raporteve, por edhe me aletët tanë’’ u shpreh deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj.

    Katër vitet e Presidentes Osmani/ Në shërbim të Kurtit dhe jounifikuese

    Nga Rubrika
    Lajme25 Mars 2025
    Përfaqësues të ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e kanë vizituar Korporatën Energjetike të Kosovës. Kjo është bërë e ditur nga...
    Lajme25 Mars 2025
    Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka takuar shefin e Gardës Kombëtare të Oregonit, Alan R. Gronewold. Gjatë takimit, ata diskutuan për sigurinë...
    Lajme25 Mars 2025
    Policia kufitare e Bosnje-Hercegovinës ka hapur një hetim se si dhe ku i arratisuri nga drejtësia dhe lideri serb i Bosnjës e...
    Të tjera
    Lajme25 Mars 2025
    Të shtunën më 5 prill, në Prishtinë do të mbahet protestë kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike. Aktivistë dhe qytetarë do...
    Lajme25 Mars 2025
    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, përkujton masakrën e Krushës së Madhe, në 26 vjetorin e saj. Ai thotë se 25 marsi i...
    Lajme25 Mars 2025
    Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, tha se dy ditët e fundt kanë sjellur ndodhi tragjike dhe se nuk ka fjalë...
    Ekonomi25 Mars 2025
    Investimet e huaja në Shqipëri, kanë arritur një vlerë rekord në fund të 2024-s, 423 milionë euro. Në një vit ky tregues...
    Lajme25 Mars 2025
    Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka bërë me dije se votat që VV-ja i ka marrë më 9 shkurt nuk...
    Lajme25 Mars 2025
    Kosova dhe Komisioni Europian janë duke finalizuar hapat proceduralë përmes të cilëve do të bëhet ekzekutimi i 7% të shumës totale të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.