×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e AAK-së: Veprim i ngutshëm i Kurtit

    FrontOnline
    17 Tetor 2024

    Deputetja e AAK-së Time Kadrijaj ka shprehur shqetësimin e saj për vendimin e Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e lëvizjes së qytetarëve të Bosnjës dhe Hercegovinës. Ajo theksoi se është e nevojshme të ketë reciprocitet në këto çështje dhe kritikoi veprimet e ngutshme të Kryeministrit Albin Kurti.

    ‘’Normalisht se duhet të ketë reciprocitet mirëpo me këto veprime të ngutshme të Albin Kurtit nuk dihet kujt po I shërben’’, tha Kadrijaj për Front Online.

    Kadrijaj argumentoi se, duke pasur parasysh se Bosnja nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, është e papërshtatshme që qytetarët e Kosovës të kërkojnë viza për të udhëtuar atje, ndërsa qytetarët e Bosnjës të kenë lëvizje të lirë.

    Ajo sugjeroi se ishte e domosdoshme që të dyja shtetet të ulen në tavolinë dhe të diskutojnë për një marrëveshje që do të njohë pasaportat dhe lëvizjen e lirë për të dy palët.

    ‘’Nëse Bosnja është një vend i cili nuk e ka njohur Pavarësinë e Kosovës ne jemi pro lëvizjes së lirë për qytetarët po jo tu hiqen vizat qytetarëve të Bosnjës e në anën tjetër qytetarët e Kosovës duhet të kenë viza për të udhëtuar në Bosnjë, kjo nuk është e drejtë është dashur të ulen të diskutojnë dhe të jetë një marrëveshje ku të dy shtetet njohin pasaportat dhe lëvizjen e lirë të njëri-tjetrit përndryshe është gabim’’ , përfundoi Kadrijaj.

     

    Kosovarët në Bosnjë me viza, boshnjakët në Kosovë me letërnjoftime, opozita kërkon reciprocitet

    Kredi me afat rekord të shqyrtimit dhe aprovimit
    Nga Rubrika
    Lajme17 Tetor 2024
    Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka pranuar si donacion 30 shtretër për pacientët, një ndihmë e rëndësishme që do të përmirësojë kushtet...
    Lajme17 Tetor 2024
    Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, tha se sipërfaqja e punuar e tokës është rritur në 121 mijë hektarë,...
    Lajme17 Tetor 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi ka thënë se mospjesëmarrja e deputetëve të mazhorancës në tri seancat e fundit të jashtëzakonshme përbën një...
    Të tjera
    Kronika17 Tetor 2024
    Një mosmarrëveshje është bërë shkak i një përleshjeje mes një burri dhe gruaje në Rahovec. Policia njofton se të dyshuarit janë arrestuar...
    Lajme17 Tetor 2024
    Sërish në paraqitjen para mediave Kosova është përmendur nga Sekretari i Përgjithshëm i NATO-së, Mark Rutte. Këtë radhë ai tregoi se në...
    Kronika17 Tetor 2024
    Një grua në Prishtinë ka lajmëruar burrin e saj në polici pasi i njëjti kishte shkuar te vendi i punës së saj...
    Lajme17 Tetor 2024
    Xhavit Haliti, deputet nga Partia Demokratike e Kosovës  ka shprehur shqetësimin për vendimin e Kryeministrit Albin Kurti për heqjen e vizave për...
    Lajme17 Tetor 2024
    Policia ka dhënë detaje lidhur me kontrollin me komunën paralele të Skenderajt që vepronte në Mitrovicë të Veriut. Në raport bëhet e...
    Lajme17 Tetor 2024
    Vlora Çitaku, nga Partia Demokratike e Kosovës ka komentuar mundësinë e një koalicioni me Vetëvendosjen (VV), duke theksuar se hendeku mes dy...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.