×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e AAK-së: Veç Lëvizja Vetëvendosje mundet të  gënjejë pa u skuqë e pa e menduar dy herë

    FrontOnline
    18 Shtator 2024

    Albana Bytyqi, deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës,  në një prononcim për Front Online   kritikoi ashpër Lëvizjen Vetëvendosje për deklaratat e saj mbi nivelin e papunësisë në Kosovë. Ajo e quajti të papranueshme që një parti të gënjejë publikisht, duke cituar një papunësi prej 4%, ndërsa të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë një normë prej 10.7% për vitin 2023.

    “Veç Lëvizja Vetëvendosje mundet me pas këtë guxim që më gënjye pa u skuq e pa e mendu dy herë se çka po thotë e deklaron”, tha Bytyqi.

    Ajo e quajti këtë një ofendim të rëndë për qytetarët, duke theksuar se manipulimi i shifrave e pengon përpjekjen për një kuptim të qartë të situatës ekonomike.

    “Është shumë ofenduese për qytetarët që duke publikuar shifra të tilla, i bën të gjithë injorantë, që nuk dinë e kuptojnë gjë, dhe nuk e kanë sensin e vërtetë të realitetit në të cilin jetojnë. Kjo është shumë e rëndë dhe jo veç një manipulim i shifrave që aspak nuk janë tregues real”, u shpreh Bytyqi.

    Në përfundim, Bytyqi bëri thirrje për një ndryshim të vërtetë më 9 shkurt, duke shpresuar se kjo datë do të shërbejë si një pikë kthese për ndëshkimin e një qeverisjeje që ka dështuar në përmbushjen e premtimeve dhe ka dëmtuar zhvillimin e vendit.

    “Unë dua dhe uroj që kjo të jetë një thirrje për qytetarët që 9 shkurti të jetë datë e ndryshimit, datë e ndëshkimit, pasi kjo parti e ka dëshmuar që është veç e dëmshme për vendin”, përfundoi deputetja Bytyqi.

    Papunësia në Kosovë më e ulët se në BE/ VV-ja i beson statistikave, opozita thotë se është rrenë

    Punimet në rrjet, KEDS njofton për ndërprerjen e energjisë-elektrike
    Nga Rubrika
    Lajme18 Shtator 2024
    Komuna e Rahovecit ka ftuar qytetarët që ta bëjnë pagesën e faturave të tatimit në pronë më së largu deri më 30...
    Lajme18 Shtator 2024
    Presidentja Vjosa Osmani, më 2 tetor do të qëndrojë në Gjermani. E para e shtetit atje do të ketë takim me homologun...
    Lajme18 Shtator 2024
    Ndryshe nga deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje është shprehur për FrontOnline  Ganimete Musliu, deputete e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e cila akuzon...
    Të tjera
    Lajme18 Shtator 2024
    Agjencia Kosovare e Privatizimit ka njoftuar se Arben Limani ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtorit Ekzekutiv (DE) duke e njoftuar Bordin...
    Sport18 Shtator 2024
    Albion Rrahmani, Qazim Laçi, Indrit Tuci dhe Ermal Krasniqi. Këta janë katër futbollistët shqiptarë që luajnë për Sparta Pragën. “Shqipet” duket se...
    Bota/Rajoni18 Shtator 2024
    Bashkimi Europian ka propozuar ndalimin e duhanpirjes dhe përdorimit të cigareve elektronike në hapësira të jashtme si tarracat e restoranteve, parqet e...
    Lajme18 Shtator 2024
    “Hungaria nuk do ta mbështesë anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës”. Kështu ka deklaruar ministri i Jashtëm i Hungarisë, Peter Szijjarto....
    Lajme18 Shtator 2024
    Halil Thaçi, deputet nga radhët e Lëvizjes  Vetëvendosje, potencoi  arritjen e qeverisjes aktuale në formalizimin e punësimit në Kosovë. Ai njoftoi se...
    Lajme18 Shtator 2024
    Partia Socialdemokrate ka njoftuar se do të mbajë nesër një aksion afër urës së Ibrit në Mitrovicë Aksioni do të mbahet nga...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.