×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja e AAK-së thotë se do të mbrohet para Gjykatës Speciale njëjtë sikurse Haradinaj

    FrontOnline
    18 Shtator 2019

    Time Kadrijaj, ish-deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, do të intervistohet gjatë ditës së sotme nga prokurorët e Gjykatës Speciale. Intervistimi i saj do të bëhet në Prishtinë për shkak të problemeve që deputetja ka me vizë.

    Kadrijaj për Gazetën Sinjali ka thënë se do të mbrohet në bazë të këshillave që do t’ia jep avokati, duke mos e përjashtuar mundësin që të mbrohet në heshtje, njëjtë sikurse Ramush Haradinaj.

    Ajo ka thënë se është duke e pritur avokatin që të vije nga Londra dhe t’i jap këshillat e nevojshme.

    “Sot do të intervistohem, por do të intervistohem këtu në Prishtinë tek EULEX-i, sot në ora 11.  Informacioni është që do të intervistohem si dëshmitare për periudhën tri vjeçare nga viti 1998-2000”.

    “Në Kosovë do të intervistohem për shkak të vizë. Për shkak të procedurave unë jam vonë që të aplikojë për vizë dhe për këtë arsye kanë vendosur që të intervistohem këtu”, ka deklaruar Kadrijaj për Gazetën Sinjali.

    Kur është pyetur fillimisht nëse ajo do të mbrohet në heshtje sikurse Ramush Haradinaj, ajo ka thënë se me shumë mundësi do të veprojë njëjtë sikurse Haradinaj.

    “Kam avokat, por do të mbrohem në bazë të këshillave të avokatit. Besoj që njëjtë do të mbrohem në heshtje. Është një avokat anglez dhe po presim me ardhur nga Londra dhe  në bazë të këshillave të tij do të mbrohem”, ka deklaruar Kadrijaj.

    Kujtojmë se Ramush Haradinaj është ftuar në cilësinë e të dyshuarit nga Gjykata Speciale, ndërsa kryeministri në detyrë është mbrojtur në heshtje./Front Online/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Avni Dehari tha se “nuk e di” nëse sot do të ketë seancë për zgjedhjen e Presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    “Nëse vjen puna, votoj për.” Kështu tha Nezir Kraki i GUXO-s shkurt për gazetarë pyetur se a është për Vjosa Osmanit për...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...
    Lajme04 Mars 2026
    Policia e Rajonit të Prishtinës ka njoftuar se vetëm gjatë muajit shkurt janë shqiptuar 18 mijë e 616 gjoba, lidhur me mosrespektimin...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s kanë rrëzuar një raketë iraniane që po shkonte drejt hapësirës ajrore të Turqisë, ka deklaruar sot...
    Sport04 Mars 2026
    Muaji mars këtë vit po shënohet me një iniciativë të veçantë që përçon 31 mesazhe përgjatë 31 ditëve, nga figura të njohura...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.