Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se Kosova i ka dëshmuar angazhimin e saj në përmbushjen e të gjitha detyrimeve ndaj BE-së.
“Lajçak po e dëshmon që Kosovën e sheh si mundësi për të bërë karrierë personale, e jo si shtet të pavarur e të barabartë me shtetet tjera të Europës”, ka shkruar ajo.
“Kushtetuta e Republikës së Kosovës është e qartë dhe e paprekshme”.
Postimi i plotë:
Kosova dhe populli i saj me vite e kanë dëshmuar angazhimin e tyre në përmbushjen e të gjitha detyrimeve tona ndaj BE-së.
Lajçak po e dëshmon që Kosovën e sheh si mundësi për të bërë karrierë personale, e jo si shtet të pavarur e të barabartë me shtetet tjera të Europës.
Kushtetuta e Republikës së Kosovës është e qartë dhe e paprekshme.
Serbia duhet të e ndërroj kushtetutën e vet, dhe duhet të kërkoj falje për të gjitha krimet që i ka shkaktuar popullit të Kosovës.