×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputetja Bajrami: Emigrimi e zvogëloi papunësinë, të punësuarit dhe të papunët po ikin nga Kosova

    FrontOnline
    20 Shtator 2024

    Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, po e mohon kategorikisht se shkalla e papunësisë në Kosovë ka rënë në 4%, siç po pretendon partia në pushtet, “Lëvizja Vetëvendosje”.

    Deputetja Bajrami për portalin Front Online thekson se sipas të dhënave nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, papunësia në vend është 10.9%. Ajo shpjegon se kjo shifër nuk përfshin rreth 694,413 qytetarë të cilët janë të klasifikuar si “jo aktivë në tregun e punës”.

    “Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës që operon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, Anketës së Fuqisë Punëtore për vitin 2023 (e fundit e publikuar nga ASK), papunësia në Kosovë është 10.9%, por në këtë papunësi nuk llogaritën si të papunë plot 694 413 qytetarë të cilët janë jo aktiv në tregun e punës, vetëm e vetëm për faktin se këta nuk lajmërohen në zyrat e Agjencisë së Punësimit, pranë Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve”, tha Bajrami.

    Bajrami pyet: “Pse duhet të lajmërohen në zyrat e Agjencisë së Punësimit? A i paguan kjo zyrë? Jo. A ju gjen punë? Jo.” Ajo nënvizon se këta qytetarë nuk janë të papunë sepse nuk dëshirojnë të punojnë, duke i ndarë ata në 243,270 burra dhe 451,143 gra.

    “Pyetja është pse duhet me u lajmëru në ato zyra, cili është motivi? A i paguan kjo zyre? Jo A ju gjen punë kjo zyre? Jo Pra për institucionet tona këta 694 413 “qytetarë janë të papunë sepse nuk dojnë me punu”, prej tyre burra janë 243 270, ndërsa gra janë 451 143”, shprehet deputetja Bajrami.

    Në përfundim, Bajrami  vë në pah  se “papunësia është zvogëluar “edhe për shkak të migrimit masiv të qytetarëve nga Kosova.

    “PS. Mos harroni se papunësia është zvogëlu edhe për faktin se shumë të punësuar dhe shumë të papunë kanë ikë nga Kosova”, përfundon Bajrami./FrontOnline/

     

     

     

    Arif Vladi me 17 shkurt në hotel Lake Side
    Nga Rubrika
    Lajme20 Shtator 2024
    Adnan Rrustemi, deputet i VV-së, ka komentuar shtrimin e disa “kërkesave” nga ana e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në drejtim të...
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministria e Punëve të Brendshme ka bërë të ditur se gjatë muajit gusht, policia në lidhje me incidentet dhe të shtënat me...
    Lajme20 Shtator 2024
    Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka thënë se ka rrezik potencial që grupe të armatosura të mbështetura nga strukturat në Serbi, mund...
    Të tjera
    Vip20 Shtator 2024
    Menaxheri i njohur Naser Qeli, ka ngacmuar ndjekësit me një postim në InstaStory. Ai ka ndarë një foto të një ftese dasme,...
    Bota/Rajoni20 Shtator 2024
    BE-ja vë në dispozicion 10 miliardë euro për vendet e goditura nga përmbytjet. Gjermania i ka ofruar Polonisë ushtarë për të ndihmuar...
    Lajme20 Shtator 2024
    Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Armend Zemaj në lidhje me trendin e ikjes së infermierëve, ka deklaruar...
    Kronika20 Shtator 2024
    I akuzuari për vrasje të rëndë, Kemal Mustafa është deklaruar i pafajshëm dhe ka thënë se nga frika ka vepruar të mbrojë...
    Sport20 Shtator 2024
    Me gjashtë ndeshjet e sontme ka përfunduar xhiroja e parë në fazën e ligës në Ligën e Kampionëve. 15 ekipe shënuan fitore...
    Lajme20 Shtator 2024
     Nga janari i këtij viti e deri më tani 227 infermierë kanë kërkuar licencën e plastifikuar, si dëshmi për të punuar jashtë...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.