Platforma e MASHT-it, për mësimin online gjatë pandemisë u kritiku shumë, pasi që ajo nuk arriti të ketë efektin e duhur te nxënësit.
E lidhur me këtë deputeti, ElbertKrasniqi, tha se fëmijët e komuniteteve e kanë pasur të vështirë të marrin pjesë në mësimin online për shkak të kushteve të rënda.
Ai tha se Qeveria dhe Ministria e Arsimit, nuk kanë bërë asgjë që t’i sigurojnë pajisjet teknologjike për fëmijët nga radhët e komuniteteve që të kenë qasje në mësimin online.
Shpërthejnë akuzat mes deputetëve të komuniteteve: Hoti po u jep para OJQ-ve të afërta me politikën
“Fëmijët nga radhët komuniteteve në numër shumë të madh ashtu sikur fëmijët të tjerë në kushte të vështira ekonomike e kanë pasur të pamundur të marrin pjesë në mësimin online për shkak të kushteve të rënda, jo çdo herë ajo që është servar në televizionin publik ka qenë adekuate për secilën klasë, kjo është vlerësuar nga ekspertët e fushës, komunitete e kanë pasur të vështir pasi që nuk kanë pasur pajisje teknologjike të komunikojnë me mësimdhënësit e tyre për procesin e mësimit dhe koordinimin rreth detyrave”, tha ai për Front Online.