Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosjes pjesë e të cilit është edhe Elbert Krasniqi, kanë kërkuar që të bëhet plotësim ndryshimi i Ligjit për festat zyrtare që të futet si festë edhe “Dita memoriale e Komuniteteve”, por kjo iniciativë edhe pse është e garantuar me Kushtetutë të Kosovës nuk arriti t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u miratuar.
Deputeti Krasniqi tha se plotësim-ndryshimi e ligjit nuk u votua për shkak të kalkulimeve politike mes partive të koalicionit pjesë e të cilave është edhe Lista Serbe.
Shpërthejnë akuzat mes deputetëve të komuniteteve: Hoti po u jep para OJQ-ve të afërta me politikën
“Me iniciativën time dhe të deputetëve të LVV-së ne kemi nis plotësim-ndryshimin e Ligjit për Festat Zyrtare, kemi kërkuar që të shtohet 24 qershori si “Dita memoriale e Komunitetit Egjiptian” në Kuvendin e Kosovës nuk kaloj me shumicën e dyfishtë edhe pse mori votat e shumicës shqiptare, por nuk e pati votën e komuniteteve pakicë kryesisht të Listës Serbe ishin kundër, ky kundërshtim i tyre erdhi nga kalkulimet politike me koalicionin qeverisës pasi që as LDK-ja nuk e ka përkrahur këtë iniciativë”, tha ai për Front Online.