Deputeti Elbert Krasniqi, ndarjen e mjeteve për dy OJQ-të të cilat i cilëson si politike e ka ngritur edhe në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës ku është votuar Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomi, ku ka kërkuar edhe nga organet e drejtësisë që ta hetojnë këtë thirrje të Qeverisë.
“Në dy rast që unë e kam ngrit këtë çështje kam kërkuar nga organet e hetuesisë që të mirën me këtë thirrje unë nëse i kam identifikuar dy OJQ të cilat janë të sigurta OJQ politike kush na garanton se edhe OJQ-të nga komunitete tjera nuk janë të lidhura me deputet të koalicionit qeverisës, kështu që kjo është punë e organeve tjera e imja do të jetë që të ngriti zërin për këto padrejtësi”, tha ai tutje për Front Online.
Shpërthejnë akuzat mes deputetëve të komuniteteve: Hoti po u jep para OJQ-ve të afërta me politikën
Akuzave të Krasniqit për mjetet e ndara për dy OJQ-të, nuk iu është përgjigjur deputeti Veton Berisha.
Ai shkurt për Front Online tha se nuk ka çfarë t’i komenton këto akuza dhe për mjetet e ndarja për OJQ- të pyetet zyra e Kryeministrit.