×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i VV-së: Beogradi përmes Listës Serbe kërcënoi e shantazhoi qytetarët serb, duhet dënuar nga faktori ndërkombëtarë

    Aulona Konjuhi
    23 Prill 2024

    Qytetarët serb në katër komunat veriore kanë bojkotuar votimin për shkarkimin e kryetarëve shqiptarë.

    Nga rreth 45 mijë qytetarëve me të drejtë vote, vetëm 253 prej tyre votuan.

    Në komunën e Zveçanit nuk ka pasur asnjë votues gjatë këtij procesi votimi, në Leposaviq 124 , në Zubin Potok 18 dhe në Mitrovicë të Veriut 111.

    Deputeti nga radhët e Vetëvendosjes ka shprehur keqardhje për qytetarët serb që bojkotuan zgjedhjet.

    Agon Batusha, anëtar edhe i Komisionit për Integrime Evropiane vlerëson se serbët nuk e shfrytëzuan të drejtën demokratike.

    Deputeti Batusha ka kërkuar nga ndërkombëtarët  e vendorët të dënohet kërcënimet e Listës Serbe.

     “Më vjen keq që qytetarët serb të Republikës së Kosovës nuk e shfrytëzuan të drejtën e tyre demokratike. Ajo që është për t’u dënuar dhe kambanë alarmi për faktorin vendor e ndërkombëtarë është presioni, shantazhi dhe kërcënimet që janë bërë nga Beogradi përmes Listës Serbe”, u shpreh deputeti i VV-së.

    Ai tha për Front Online se partia serbe kuptoi që s’ka mbështetje të qytetarëve e veproi me bojkot.

    Me mbajtjen e zgjedhjeve në veri, Kosova zbatoj ligjin dhe Kushtetutshmërinë, vlerëson Batusha.

    “Kjo parti ka kuptuar që nuk e ka mbështetjen e qytetarëve për rrëzimin e kryetarëve të komunave andaj si strategji dalëse kanë shfrytëzuar bojkotin me shpresën që mund të përdorin për ndonjë politikë të tyre. Kosova kreu detyrën e saj, zbatoj ligjin dhe Kushtetutshmërinë, respektoj të drejtat e njeriut dhe mbi të gjitha demokracinë”, ka deklaruar Batusha.

    Deputeti i VV-së: S’ka më arsye të mbetën në fuqi masat e Bashkimit Evropian për Kosovën, duhet të largohen

    Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane, njëherësh deputeti i partisë në pushtet, Agon Batusha ka kërkuar që të largohen masat e Bashkimit Evropian për Kosovën.

    Batusha tha për Front Online se s’ka më arsye që të mbetën në fuqi.

    “Masat është dashur të hiqen më herët. Besoj që BE do t’i heq sepse nuk ka më arsye që të mbeten në fuqi”, theksoi Batusha.

    Mbajtja e zgjedhjeve në veri dhe çdo avancim në demokracinë kosovare ndihmon në çdo proces integrues, thotë deputeti i VV-së.

    “Çdo hap në avancim dhe thellimin e demokracisë në Kosovë, ndihmon jo vetëm në KiE por në çdo proces integrues”, deklaroi Batusha për Front Online.

    BE-ja pati vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës vitin e kaluar, me arsyetimin se ajo nuk kishte bërë mjaftueshëm për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës në maj të vitit 2023.

     

    Menaxho shpenzimet dhe fito zbritje me aplikacionin e Petrol Company
    Nga Rubrika
    Lajme03 Maj 2024
    Profesori nga Londra Andi Hoxhaj ka deklaruar se Kosova duhet të bashkëpunojë më shumë me Britaninë e Madhe, pasi të gjitha palët...
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, njëherit edhe anëtar në Komisionin për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, e sheh shqetësuese...
    Lajme03 Maj 2024
    Ish-ambasadori Avni Arifi, i cili për një kohë të gjatë ka qenë pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ka komentuar deklarimet...
    Të tjera
    Lajme03 Maj 2024
    Deputeti i VV-së, Fitim Haziri njëherit anëtar tek Komisioni Parlamentar për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal, thotë për FrontOnline...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës në Gjilan njofton se sot gjatë kontrollit të shpejtësisë me radarë, ka hasur një kundërvajtës në zonën ku kufizimi...
    Lajme03 Maj 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se deri më sot janë regjistruar mbi 1 milion qytetarë, ndërkohë që kanë mbetur edhe...
    Lajme03 Maj 2024
    Sot shënohet Dita Ndërkombëtare e Shtypit. Kjo ditë u shënua edhe në Kosovë, me shumë pakënaqësi dhe raporte të publikuara mbi lirinë...
    Sport03 Maj 2024
    Në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës të premten është bërë tërheqja e shortit për raundin e parë të kualifikimeve për...
    Lajme03 Maj 2024
    Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se dje pasdite kanë arritur që të kapin një sasi...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.