×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Deputeti i PDK-së: Ramushi, “bukë përmbystë”

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2020

    Dikur kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, brohoriste për ish- liderin e PDK-së, Kadri Veselin,

    Por, tani ai PDK-në dhe drejtuesit e kësaj të fundit  po i quan hajna të “Prontos” .

    Ramush Hardinaj, gjatë një debati televiziv të hënën në mbrëmje, tha se PDK-në e ka nxjerrë nga opozita dhe se është kritikuar shumë nga opinione se, siç ka thënë ai, është bërë bashkë me hajnat e “Prontos”.

    Lidhur me këto deklarata të Haradinajt, për FrontOnline, ka folur deputeti i PDK-së, Bajrush Xhemajli.

    Ai tha se deklaratat e Haradinajt janë për keqardhje dhe në gjuhen popullore i bien “bukë përmbystë”.

    “Po e kam dëgjuar dhe vërtetë ka qenë për të ardhur keq, sepse një ish- kryeministër, lider i partisë të bie në këto nivele është për të ardhur keq. Çdo kush që kishte ra në këto nivele, për shkak se në politikë duhet me pasë miq dhe jo me i humb ata. Mendoj që kjo në popullorçe i bie “bukë përmbystë”, se  nuk qëndron aspak ajo se çfarë tha ai”, tha Xhemajli.

    “ Haradinaj e ka “takatin” e vogël, ndërsa ambiciet e mëdha”

    Deputeti i PDK-së, tutje ka shtuar se Haradinaj e ka një problem të madh.

    “Zoti Haradinaj e ka një problem të madh. Ambiciet i ka të mëdha, ndërsa takatin e ka të vogël. Kështu që kjo diskrepancë po e qetë në këto pozita, siç e ka qite edhe mbarmë. Gjithë ai mllef me njerëzit që ka bashkëpunuar, që ka çuar procese përpara tash për faktin se e ka kuptuar edhe ai që është mision i pamundur që të bëhet president”, ka potencuar Xhemajli.

    I pyetur se a do ta votojnë Haradinajn për president, deputeti i PDK-së, Xhemajli edhe një herë konfirmoi qëndrimin e partisë se PDK-ja nuk e voton asnjë kandidat për president nëse nuk është i tyre.

    “Po ne jemi deklaruar se e kemi kandidatin tonë dhe përderisa e kemi kandidatin tonë, jo Haradinajn, por asnjë tjetër nuk do ta votojmë”.

    Xhemajli ka  shtuar se kurdo që vendosin për kandidatin për president do ta bëjnë publike, pasi që, siç tha ai, një gjë e tillë ende nuk është diskutuar në kryesi të partisë.

    “Nuk jemi përcaktuar për kandidat, por që do ta kemi kandidatin është e sigurt. Kryesia e vendos në rastin më të volitshëm që mund ta shpallë dhe do të jetë publike”, tha ai.

    Por në rast se partitë politike nuk  arrijnë  një konsensus për postin e presidentit, PDK-ja është e gatshme të shkojë edhe në zgjedhje të jashtëzakonshme, tha deputeti Xhemajli.

    “Ne jemi opozitë dhe sigurisht që jemi të gatshëm pa hezitim shkojmë në zgjedhje. Por unë po çuditem që Haradinaj e merr si njëfarë shantazhi që nëse ju nuk më boni president na shkojmë në zgjedhje. Po shkojmë në zgjedhje. Ai humbë, ndërsa ne nuk humbim. Ne jemi opozitë,  ai është pozitë. Unë nuk  di se kënd e shantazhon ai. Nëse e ka për ne, e ka shumë gabim, ditën kur do të bëhen nënshkrimet për me rrëzuar  Qeverinë ne do ta votojmë pro rrëzimit të saj”, u shpreh deputeti i PDK-së.

    Xhemajli: Qeveria “Hoti”, më e dobëta

     

    Xhemajli për FrontOnline, foli edhe për mundësinë e futjes së PDK-së në Qeverinë “Hoti”.

    Ai tha se në kryesinë e PDK-së nuk është diskutuar asnjëherë mundësia që të bëhen pjesë e Qeverisë.

    “Për t’u bërë pjesë e Qeverisë Hoti në kryesi të PDK-së  nuk është diskutuar asnjëherë. Ne me 6 tetor kemi deklaruar se jemi në opozitë dhe jemi konsekuent në atë drejtim”, deklaroi ai

    Deputeti i PDK-së,  Qeverinë “Hoti”, e cilësoi si  Qeverinë më të dobëtën që ka pasur Kosova deri më tani.

    Ai tha se kjo Qeveri, nuk ka arritur që t’i çoj përpara shumë procese.

    “Unë mendoj qeveri ma të dobët nuk ka pasur Kosova deri më tani. Kjo që po e them nuk është personale, por mbi bazën e krejt veprimeve që ka qenë deri sot ka treguar se është një Qeveri e pa aftë nuk mundet me i çu proceset përpara dhe as numrat nuk po munden me i bo për një Ligj të thjesht dhe nuk ka ndodhur deri sot me qenë në këtë nivel”, tha ai.

     

    A do ta votojë PDK-ja Buxhetin e vitit 2021?

    Qeveria e Kosovës, pas kalimit të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike, para vetës e ka edhe një sfidë, atë të kalimit të Buxhetit për vitin 2021.

    Projektligji për Rimëkëmbjes Ekonomike, pas disa tentimeve, ka arritur që t’i marrë votat e mjaftueshme për t’u miratuar. Kjo pasi që PDK-ja e votoi atë në seancën e fundit, pasi që në Projektligj janë futur edhe propozimet e tyre.

    Ndërsa për votimin e buxhetit për vitin 2021, PDK-ja ende nuk ka marrë një qëndrim.

    Këtë e ka bërë të ditur për FrontOnline, deputeti i kësaj partie Bajrush Xhemajli.

    “Po sigurisht se ne do të jemi konstruktim në këto rrethana, dhe do ta mirëkuptojmë gjendjen në të cilën jemi krejt qoftë si politikë, qoftë gjendjen në të cilën është qytetari i Kosovës dhe në këtë kontest e kemi votuar edhe Pakon Emergjente. Ndërsa buxheti ende nuk ka ardhur në Kuvend, kur të vjen do të marrim qëndrimin tonë, ashtu siç është më së miri”, tha Xhemajli
    /Front Online/

    Afër dhjetë mijë banorë të fshatrave të Skenderajt përfitojnë nga rrjeti i ri elektrik
    Nga Rubrika
    Lajme14 Shtator 2024
    Pas një jave pushim, javën e ardhshme do të rikthehen seancat gjyqësore ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në Hagë. Procesi gjyqësor “Thaçi dhe...
    Lajme14 Shtator 2024
    Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, të premten ka kërkuar që në Kosovë të mbahen zgjedhje të jashtëzakoshme në veri të Kosovës, kjo...
    Lajme14 Shtator 2024
    Por, përveç nevojës që rruga “Hajrullah Zymi” në Fushë Kosovë të rregullohet, banorët kanë edhe një kërkesë tjetër, të pastrohen mbeturinat në...
    Të tjera
    Lajme14 Shtator 2024
    Komisioni Qeveritar për Personat e Zhdukur ka njoftuar se gjatë kësaj jave në Holandë, në një bashkëorganizim me Komisionin Ndërkombëtar për Personat...
    Lajme14 Shtator 2024
    Një aksident trafiku në mes një automjeti dhe një motoçiklete sot ka ndodhur në fshatin Janjevë. Zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Flora...
    Lajme14 Shtator 2024
    Mllefin e pati me kryetarin Ramiz Lladrovci. Por një kritikë në reagimin publik që bëri asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Drenas, Egzona...
    Sport14 Shtator 2024
    Trajneri i Ipswich Town, Kieran McKenna, ka insistuar se ai nuk ka hezituar fare që ta përzgjedh Arijanet Muricin në portë për...
    Lajme14 Shtator 2024
    Ramush Ahmetaj, ish-luftëtar i UÇK-së, ka reaguar fuqishëm ndaj deklaratave të Dimal Bashës, në të cilat lakohet emri i Ramush Haradinajt, ish...
    Lajme14 Shtator 2024
    Para gati dy vjetësh, me urdhër të presidentit të Serbisë, serbët ishin dorëhequr nga institucionet e Kosovës. Por një ditë më parë,...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.