Deputeti nga radhët e PDK-së, Bajrush Xhemajli, në një prononcim për portalin Front Online, ka kërkuar nga Qeveria “Hoti” të tregojë se pse është bërë ndërrimi i lokacionit për ndërtimin e “Minierës së Re” edhe pas vlerësimit të ekspertëve ndërkombëtar..
“Qeveria duhet të sqaroj se çka është puna pse e kanë ndërruar kahjen pasi që fillimisht ka qenë mirë, Kryeministri e ka marrë një vendim që ekspertët më thënë fjalën e tyre dhe pas marrjes së këtij vendimi bordi e ka aprovuar atë vendim, tash ata po donë me shku në Veri dhe nuk kanë dhënë arsyetim, unë po pres me u arsyet dhe nëse jo ne kemi me kërkuar debate publik me u sqaruar këto presione pasi që fjalë është për miliarda, në këtë seancë ata duhet me sqaruar opinionin pse”, tha deputeti i PDK-së.
Ai ka thënë se edhe pse e kanë ngritur këtë çështje në Kuvend dhe në media, Hoti nuk ka reflektuar.
“Deri tani nuk kemi parë reflektim nga qeveria, Çështjen e ndërtimit e kemi ngrit edhe në Kuvend kryeministri ka qenë aty por nuk ka fol”,
Xhemajlaj tha se ndërrimi i lokacionit për ndërtimin e “Minierës së Re” nga toka publike në tokë privatë lë për të kuptuar se ka të bëjë me diçka të keqe.
“Në qoftë se nuk e ndërrojnë kahjen e ndërtimit na bënë me dyshuar për çdo gjë të keq, pasi qe atje duhet të blihet 90% e tokës”, tha ai për Front Online.
Ndërsa ditë më parë përmes një konference për media deputeti i PDK-së, Bajrush Xhemajli, ka thënë se braktisja e pronës publike dhe orientimi në prona private përbën një rast të pastër të korrupsionit.
Por, akuzave të PDK-së, nuk i është përgjigjur Qeveria në krye me Avdullah Hotin dhe Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit.
Front Online lidhur me këtë ka dërguar pyetje të dy palët, por deri në publikimin e këtij teksti nuk janë përgjigjur lidhur me dyshimet e ngritura nga deputeti Xhemajli./Front Online/