×
  • Lajme
  • Lajme

    Deputeti i PDK-së: Ligji për Rimëkëmbje Ekonomike sjell çrregullime në sektorin minerar

    FrontOnline
    08 Dhjetor 2020

    Komisioni parlamentar për Ekonomi ka miratuar rekomandimet të dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian”.

    Ndërsa, ka dështuar raportimi i ministrit të Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi lidhur me Rekomandimet e dala nga “Raporti për vendin për vitin 2020, i Komisionit Evropian”, për shkak të mungesës së ministrit i cili është i infektuar me Covid-19, dhe vazhdon të jetë i izoluar.

    Po ashtu edhe shqyrtimi i raportit të Qeverisë me propozimin e kandidatëve për anëtarë të Bordit të ARKEP është shtyrë për ditën e enjte para seancës së Kuvendit.

    Kundër shtyrjes së këtij shqyrtimi ishte deputeti Pak Lekaj, i cili tha se është me rëndësi që të zgjidhen sa më parë anëtarët e bordit të ARKEP.

    Deputeti nga PDK-ja, Ferat Shala ka shprehur shqetësimet e tij se me Ligjin për Rimëkëmbje Ekonomike të miratuar javën e kaluar në Kuvend, siç tha ai sjell çrregullime në sektorin minerarë./FrontOnline/

    Super oferta nga Sharr Travel/ Vetëm 70€ për person në Hotel VM Resort & Spa 5* në Durrës
    Nga Rubrika
    Lajme09 Shtator 2024
    Zëvendëskryeministri i Serbisë, Aleksandar Vulin, u takua më 9 shtator në Moskë me sekretarin e Këshillit të Sigurisë të Federatës Ruse, Sergei...
    Lajme09 Shtator 2024
    Nënkryetari i “Lidhjes Demokratike të Kosovës”, Gazmend Muhaxheri ka folur për Front Online lidhur me bashkëpunimin e presidentes dhe kryeministrit të Kosovës....
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputeti nga “Partia Demokratike e Kosovës”, Xhavit Haliti vlerëson se raporti i kryeministrit dhe presidentes së vendit është në krizë. Haliti tha...
    Të tjera
    Bota/Rajoni09 Shtator 2024
    Qeveria e Suedisë njoftoi se do t’i japë Ukrainës një pako të re të ndihmës ushtarake në vlerë prej 443 milionë dollarësh,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Deputetja nga “Lëvizja Vetëvendosje”, Mirlinda Tishukaj deklaron për Front Online se koordinimi i Kurtit dhe Osmanit është i nevojshëm. Ajo thotë se...
    Vip09 Shtator 2024
    Princesha e Uellsit ka thënë se fokusi i saj është të “qëndrojë pa kancer” pas përfundimit të trajtimit të kimioterapisë. Ajo e...
    Lajme09 Shtator 2024
    KFOR, misioni i NATO-s, në Kosovë ka dhënë detaje për një stërvitje që është mbajtur sot në kampin në Novosellë. Në njoftimin...
    Lajme09 Shtator 2024
    Të premten e 6 gushtit, grupe të maskuara të serbëve kanë terrorizuar familjet kosovare duke ia ndaluar kalimin nëpër territorin e Serbisë,...
    Lajme09 Shtator 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se nga data 30 gusht janë punësuar 363 persona në katër komunat me shumicë serbe...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.