Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Ferat Shala, ka njoftuar se sot po i përgjigjet ftesës për intervistim nga Gjykata Speciale.
Ai atje do të shkojë si dëshmitar.
“Ju njoftoj se sot, më 7 shtator, në cilësinë e dëshmitarit, po i përgjigjem ftesës për intervistë nga Dhomat e Specialiuzara në Hagë”.
Ish-ministri i Mjedisit dhe Planifikimt Hapësinor tha se ndihet krenar që pati nderin të luftoj për UÇK-në.
Të dashur miq,
Ju njoftoj se sot, më 7 shtator, në cilësinë e dëshmitarit, po i përgjigjem ftesës për intervistë nga Dhomat e Specialiuzara në Hagë.
Sot dhe përjetësisht krenar që pata nderin të luftoj për ty Kosovë, UÇK, dhe ju familja ime!