Kryetari i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi e Tregti, Ferat Shala, në një prononcim për FrontOnline, ka deklaruar se ky vendim është gabimi më i madh strategjik që ka bërë Kosova.
“Vendimi Qeverisë për refuzimin e projektit të gazsjellësit është vendim i keq i cili sjellë pasoja të mëdha ekonomike, strategjikisht për vendin, është një vendim që i dëmton proceset dhe projektet strategjike ekonomike të Kosovës. Është një vendim i cili i hap portën e vazhdimit të investimeve dhe të importit të energjisë së Kosovës që Kosova faktikisht bën import milionësh qindra milionësh brenda vitit nga kompanitë sllave”, ka deklaruar Shala për FrontOnline.
I, pyetur se pas këtij vendimi a mund të këtë prishje të raporteve në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shala ka thënë se nuk beson se qeveria amerikane do të bie në nivelin e qeverisë Kurti.
“Dhashtë Zoti që Qeveria amerikane nuk besoj dhe nuk do të bjen në nivelin e një koncepti të tillë të baraspeshës me një qeveri kaq të papërgjegjshme siç është në këtë rast Qeveria Kurti”, ka shtuar Shala.
Deputetët e opozitës: Refuzimi i gazjellësit, rënie e Qeverisë “Kurti”