
Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, përmes një statusi në rrjetin social Facebook, ka reaguar pas arritjes së marrveshjës për formimin e Qeverisë së re ndërmjer LDK-së, AAK-së, Nisma’s dhe Listës Serbe.
Ai ka pyetur se pse LDK-ja nuk po e publikon marrëveshjen me Listen Serbe, për formimin e Qeverisë ashtu sic i publikoj marrëveshjet e arritura me partit tjera.
‘LDK siç u deklarua ka arritur marrëveshje me AAK-në, NISMA-n dhe Listën Serbe. Dy të parat i kemi parë, por pse ende nuk është publikuar ajo me Listën Serbe? Cila është ajo marrëveshje?’ ka shkruar Abrashi.